VIP

Kater “kushtet” per ate qe do te behet mashkulli im

Edhe pse eshte ne nje lidhje dashurie ajo nuk ndjehet e gatshme te flase per publikun. Pervec angazhimeve ne profesionin e saj ne aktrim, Shota Baraliu, eshte aktive edhe ne skenen muzikore. Kengetarja e cila tashme ka prane vetes disa kenge te realizuara, koheve te fundit gjithnje e me shume eshte e pranishme edhe neper festivale shqiptare.

Ne anen tjeter kengetarja Shota Baraliu nuk ka ngurruar qe te flase edhe per jeten private duke thene se vazhdon qe te jete “single” dhe pa ndonje mashkull perkrah saj por, qe deshira per te krijuar familje dhe per te mbajtur ne krah femijet e ndjek ne cdo moment.

Se fundmi keni realizuar nje bashkepunim me Kastro Zizon. Si lindi ky bashkepunim dhe a ishte interesant per karrieren tuaj?

Kastron e kam njohur qe prej tre vitesh, dhe normalisht qe ka qene ne projektet tona nje bashkepunim i tille. Patjeter qe me eshte dashur ti pershtatem dhe stilit te Kastros duke ditur qe karakterizohet nga disa elemente muzikor te vecante, besoj se ka dale nje bashkepunim shume interesant.

Gjithmone shfaqeni me elegance dhe klas ne cdo videoklip ose festival. Kush kujdeset per paraqitjen tuaj?

Ne fakt te them te verteten ne dallim me koleget e tjera, une nuk kam ndonje kreator mode qe perkujdeset per paraqitjen time ne cdo eveniment apo videoklip. Per cdo detaj qe nga garderoba e deri tek make- up perkujdesem vete. Mundohem te karakterizohem nga thjeshtesia, jo si pema e vitit te ri, (qesh).

Gjithashtu karakterizoheni per linjat trupore, sa vend ze palestra tek ju?

Ne palester kam shkuar disa vite me perpara, domethene e frekuentoja shume, por tani jo me. E vetmja gje qe bej eshte qe kujdesem per ushqimin, konsumoj shtate litra uje ne dite dhe ushqehem sa me lehte. Sa per linjat e trupit ju mbetet te tjereve ti komentojne por asnjehere nuk kam vuajtur nga mbipesha.

Dime qe pasioni juaj eshte te berit shooping?

Fatkeqesisht me pelqen jashte mase te bej shooping. Mund te them qe e kam si semundje qe koheve te fundit po me pengon shume. Kam shume gjera pa i veshur fare te cilat me zene vendin ne garderobe. Me eshte bere shtepia si shtepi mallrash, (qesh). Por, nje gje te mire e kam, pasi shume gjera edhe pse i blej jua dhuroj shoqeve te mija.

Ne Kosove keni spikatur dhe si aktore, si ndjeheni mes aktrimit dhe muzikes?

Profesioni im eshte aktrimi, ku jam diplomuar per aktore. Ne Kosove jam mjaft e angazhuar si aktore dhe me pelqen jashte mase. Ndersa muzika eshte nje hobi per mua, por mund te them se koheve te fundit me eshte bere si nje profesion i dyte.

Shpesh here ngurroni te flisni mbi jeten tuaj jashte skene. Eshte ne planet e Shotes krijimi i nje familje?

Shota ende eshte beqare… Se shpejti besoj se do te krijoj dhe familje. Te them te verteten jam shume e lidhur me femijet dhe i dua shume. Mezi pres qe te behem nene.

Cili eshte mashkulli ideal per ju?

Mashkulli ideal normalisht duhet te karakterizohet nga disa tipare; te jete i zgjuar, i respektueshem, punetor dhe kryesorja te me dashuroje me te njejten fryme ashtu sic dashuroj une, (qesh).

Gjithmone gjendeni ne rrugetim. Ju pelqen te rrugetoni?

Disa vite me perpara kam rrugetuar shume por kohet e fundit jam bere shume dembele. Sigurisht qe planet dhe punet qe nuk presin patjeter qe i perfundoje dhe per kete arsye me bie shpesh te bej rruge te gjata.

Do keni ndonje surprize gjate ketij muaji per publikun, ndonje kenge te re?

Patjeter, gjate ketij muaji do jem e pranishme me nje kenge dhe super klip mjaft interesant. Kenga e punuar nga Darko Dimitrow ka nje tekst mjaft interesant dhe te lezetshem. Ky klip do te karakterizohet nga elemente te rinj, teresisht ndryshe nga klipet qe kam realizuar me perpara.

Ku po i kaloni pushimet?

Disa dite isha ne Dhermi me shoqen time Erleten. Ne fund te gushtit do iki dhe diku tjeter te pushoj dhe ta qetesoj trurin po vendin ende nuk e kam caktuar, sigurisht qe do te jem ne bregdetin shqiptar.

 

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close