BotaKronika e ZezeLajme

Katër shqiptarë të plagosur në Itali

Nga shpërthimi i një bombole, gazi në një provincë të Romës, në Formia, kanë mbetur të plagosur 10 persona, mes tyre edhe tre fëmijë, nga të cilët dy ishin shqiptarë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se fëmijët i përkasin moshës 5 dhe 8 vjeçe dhe një foshnjë dymuajshe, nga të cilët dy janë shqiptarë dhe një italian. Por, pak më vonë raportohet se në gjendje të rëndë është edhe një vajzë 25-vjeçare, e djegur në 5 për qind të trupit dhe një djalë 24-vjeçar, i djegur në 25 për qind, që të dy shqiptarë.

Nga shpërthimi i ndodhur rreth orës 13:30 të ditës së sotme janë shkatërruar plotësisht dy apartamente, ndërsa një tjetër është shkatërruar pjesërisht.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për këtë shpërthim është bërë një rrjedhje gazi në një nga banesat e apartamenteve, ku jetonte një familje shqiptare me qira, transmeton “Shekulli”.

Shkak mendohet të jetë lidhja jo e rregullt e tubacionit për furnizimin me gaz natyror. 10 banorë, mes tyre 3 fëmijët, u dërguan me urgjencë drejt spitalit si rrjedhojë e plagëve të marra, ndërsa kryefamiljari i banesës ku rrodhi gazi u shoqërua në polici.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close