LifeStyle

Këshilla për të ruajtur memorjen

Ku e lashë celularin? Ku dreqin i futa celësat e shtëpisë? Me siguri ju ka ndodhur të paktën një herë të keni patur një bllokim të kujtesës, ose t’ju duket se po humbni memorjen tuaj.

Ku e lashë celularin? Ku dreqin i futa celësat e shtëpisë? Me siguri ju ka ndodhur të paktën një herë të keni patur një bllokim të kujtesës, ose t’ju duket se po humbni memorjen tuaj.

Kapaciteti i kujtesës mund të mbahet në formë dhe të forcohet deri në 30 përqind. Ju disa këshilla:

Dietë? Po, por jo shumë drastike

Të dobësohesh shpejt mund të sjellë efekte jo të mira për trurin, pasi redukton memorjen të paktën 20 përqind. Kështu thotë një studim i krye në Mbretërinë e Bashkuar, ku niveli i i vëmendjes pas një diete drastike reduktohet 30 perqind dhe kapaciteti i memorjes në 20 përqind.

Po, humorit të keq

Nëse humori i keq ju bën që të shihni gjërat me pesimizëm, realisht ndihmon në përmirësimin e memorjes, sidomos përsa i përket detajeve.

Vepro me imazhe

Truri kujton më mirë imazhet. Për të memorizuar emrin e një personi që sapo ju kanë prezantuar, lidheni me një imazh.

Jo, rutinës

Profesoresha Margie Lachman, e Brandeis University (Usa), këshillon që të mos krijoni monotoni në zakonet e ditës tuaj. P.sh: ndryshoni dorën me të cilën lani dhëmbët, ndiqni rrugë të ndryshme për të shkuar në punë, apo krijoni larmi në orët e pasdites.

Ruaj imazhin

Ju këshillojmë që ndërsa vizitoni një qendër tregtare, një galeri apo panair, të shihni detaje të ndërtesës, si p.sh kollonat, dritat, daljet e emergjencës, shkallët e lëvizshme, ashensorët…

Stërvitni memorjen e fëmijës tuaj

Qendroni bashkë me fëmijët për pesë minuta në një dhomë plot me objekte dhe pasi të dilni prej andej përshkruani pozicionin e saktë të të gjithë lodrave dhe detajeve duke bërë një garë me njëri-tjetrin.

Truke për të moshuarit

Në moshën e avancuar nuk duhet perqendruar vemendja te informacione të pavlefshme. Fiksoni cdo ditë listën e shpenzimeve, ndonjë rezultat sporti, apo fituesit e ndonjë konkursi.

Bëni sport

Aktiviteti fizik kontribuon në ruajtjen e memorjes duke ndihmuar në rigjenerimin e qelizave cerebrale që vdesin me rritjen në moshë.

Bëni pushime gjatë orarit të punës

Një studim i New York University, i publikuar në revistën “Neuron”, ka sugjeruar se mjafton edhe një pauzë e shkurtër për të ndihmuar trurin që të rivihet në funksion dhe të thithë informacion të ri.

Pini lëng rrushi

Lëngu i rrushit ndihmon për ndihmën dhe rikuperimin e humbjes së memorjes. Një studim i ri britanik tregon se antioksidantët prezentë te rrushi mund të theksojnë kapacitetet cerebrale për të reduktuar efektet e humbjes së memorjes. Konsumimi i lëngut të rrushit jep rezultate të mira në ruajtjen e memorjes.

Mos pini duhan

Sipas një studimi francez, i publikuar në “Archives of Internal Medicine”, thuhet se konsumatorët e duhanit dëmtojnë memorjen e tyre.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close