VIP

Kleoniki Delijorgji, mbreteresha e bukurise se “Miss Globe 2012?

Ditet e zhurmshme me bukuroshet e botes, gjate dy javeve te fundit, kane marre fund mbremjen e se shtunes, kur rreth ores 24.00 te mbremjes eshte zgjedhur fituesja e ketij viti “Miss Globe”.

Bukuroshja 16 vjecare, Kleoniki Delijorgji, njeheresh “Miss Shqiperia 2012?, ka hyre ne historine e ketij kompeticioni si vajza e dyte shqiptare qe fiton titullin nderkombetar te bukurise. Me dhjete vota pro, nga 17 anetaret e jurise, ajo ka marre te drejten te mbaje kuroren e me te bukures se Globit per kete vit, nderkohe qe shoqeruesja e pare eshte shpallur, Miss Kina, 17 vjecarja Jinzi Huang dhe shoqeruesja e dyte, Miss Rusia, 21 vjecarja Inessa Yurinskaya. Ky ishte momenti magjik i nje spektakli qe per rreth tre ore dhuroi surpriza dhe emocione ne Pallatin e Sportit ne Vlore. 43 bukuroshe te botes kane festuar bashke me shqiptaret 100 vjetorin e Pavaresise, kane garuar dhe percjelle deri te publiku i shumte, emocionet e gares.

Surprizat

Producenti Petri Bozo per kete edicion te 39-te te “Miss Globe” kishte ftuar edhe shume miq ne skenen gjigante te ndertuar ne dy kate. Kane performuar me emocione David Tukiqi dhe Aurora Kapo, fituese e festivalit te femijeve “Performfest”, “Dhurate per ditelindje”. Aurela Gace ka ndezur skenen e qytetit prej nga vjen ndersa Besim Zekthi me balerine te shkolles se baletit kane pershendetur me nje numer special koreografik.

Vajzat kane performuar ne kater sfilata me veshje mbremje, bikini, por edhe kostumet popullore te vendeve prej nga vijne. Emocionet e tyre moren tjeter ngjyre kur bashke me kengetaret Rona Nishliu dhe Ardian Lika kenduan refrenin e “Dua me shume Shqiperine”. Nota rinore percollen ne salle edhe kater talente te dala nga “The Voice of Albania”, Elis Nova, Gjergj Kacinari dhe motrat Kumria.

Nje prezantim ndryshe

Dy prezantuesit e zgjedhur kete vit, bukuroshja Hygerta Sako dhe kryekomisari Krenar Ahmeti i kane dhene tjeter ritem gares me batuta e improvizime te momentit duke ofruar nje cift prezantuesish ne harmoni me njeri tjetrin, i pelqyer e duartrokitur fort edhe nga publiku. Keshtu per te nentin vit Shqiperia eshte bere vendi mikprites i “Miss Globe”. Ngjyra, performanca elegante te kuruara nga Olta Ahmetaj, ritmi muzikor i perzgjedhur nga Fabian Basha, dhe shume elemente qe kujtonin festimet e ketij viti jubile per shqiptaret kane permbyllur kete edicion, i cili u be akoma me i vecante prej emrit te fitueses: ne 100 vjetorin e Pavaresise mbreteresha e bukurise eshte nje shqiptare.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close