KosovaLajmeMaqedonia

Komandant Iliri mbetet sinonim i trimërisë shqiptare

Me një minutë heshtje dhe intonimin e himnit kombëtar filloi Akademia Përkujtimore, kushtuar  dëshmorit Isa Lika, komandant Iliri.  Në këtë akademi morën pjesë personalitete të larta të jetës politike e shoqërore  të Kosovës dhe Maqedonisë. Ish-bashkëluftëtari i Komandant Ilirit nga Lufta e Kosovës Hisen Xhemaili  i cili evokoi kujtime  nga betejat e luftërave theksoi se Isa Lika, komandant Iliri mbetet sinonim i djalërisë dhe trimërisë shqiptare. “Sonte përkujtojmë  njërin nga udhëheqësit më të devotshëm, figurën emblematike  të luftërave çlirimtare të fund shekullit që e lamë pas. Ushtarin e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës e më pas komandantin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Isa Lika, të cilin dora e zgjatur e armikut ia mori  jetën në kohën kur  i duheshe më së shumti atdheut”, tha Xhemaili. Fazli Veliu, kryetar i SHVUÇK-së, tha se njëri nga ata që bënë historinë e viseve stërgjyshore iliro-dardane ,me përkushtim disiplinë e synim të kthjelltë shqiptar, ishte juaji, yni e i popullit Isa Lika, komandant Iliri. Ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Ali Ahmeti, duke folur për veprimtarinë e Komandant Ilirit, theksoi se të gjithë ata të cilët dhanë jetën nuk mund të shlyhen nga kujtesa e këtij populli, ata jetojnë  gjithnjë në zemrat tona. “Jo rastësisht mbahet akademia këtu në këtë vend. Universiteti ishte vendi të cilin Isa Lika aq shumë e donte, ai  ishte i gatshëm që edhe jetën ta japë për Universitetin e Tetovës. Ahmeti ju drejtua bacës Ahmet me disa fjalë se duhet të kemi durim, sepse ashtu do të jemi ngadhënjimtarë. Ne durimin e kemi sa durimi i tokës që na lindi, ne durimin e kemi sa malet tona që na  mbajtën dhe e dimë që durimtarët janë dhe fitimtarët”, u shpreh Ahmeti. Të pranishmit i përshëndeti edhe babai i dëshmorit Ahmet Lika. Ndërsa Hazbi Lika  në emër të familjes Lika, tha se duhet të ndjekim rrugën e tij, duhet të shfrytëzojmë kohën të punojmë, të nderojmë këtë figurë, të nderojmë popullin tonë, të ecim  më tej drejt  avancimeve shumë më të mëdha  të kombit tonë të çështjes sonë. Me anën e një videobimi të pranishmit ndoqën  më nga afër sekuenca nga jeta dhe vepra e dëshmorit tonë  ish-komandantit të brigadës 112 të UÇK-së, Isa Lika- Komandant Iliri.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close