LajmeMaqedoniaPolitika

Rënie drastike e lirise se mediumeve ne Maqedoni

Maqedonia ka shënuar një rënie drastike të lirisë së të shprehurit, që nëse krahasohet me vitin e kaluar ajo është dyfish më e ulët. Organizata “Reporterë pa kufij” në raportin e saj më të ri për lirinë e mediumeve e vuri Maqedoninë në pozitën e 68-të, me çka Maqedonia, shënon rënie të konsiderueshme për 34 shkallë, në krahasim me vitin e kaluar kur gjendej pozitën e 34-tët në këtë listë.
Guinea Biaso, Bocvana, Butan, Tanzania, El Salvador, Gana, Mali, Surinam, Kili etj, janë vetëm disa prej vende të cilat qëndrojnë më mirë se Maqedonia lidhur me trajtimin e mediumeve. Ruanda dhe Siria janë në krye të shteteve më represive ndaj gazetarëve, ndërsa si më mirë të ranguara janë Finlanda, Islanda dhe Holanda.
Interesante është se edhe disa anëtare të Bashkimit Evropian nuk qëndrojnë tamam si duhet me lirinë e mediumeve sipas kësaj liste, si Greqia dhe Bullgaria të cilat e ndajnë pozitën e 70-të, më pas Rumania e cila është në vendin e 52-të dhe Italia e cila është në vendin e 49-të sipas lirisë së mendimeve. Kosova në listën “Reporterë pa kufij” gjendet në vendin e 92, Serbia në vendin e 85-të, Mali i Zi është renditur në vendin 104. Ndërsa shtetet e tjera të rajonit janë para Maqedonisë. Shqipëria  është renditur në vendin e 60-të, Sllovenia në vendin e 46-të, BeH-ja (47), Kroacia (62).
Në grupin e vendeve më represive po ashtu gjenden edhe Korea e Veriut, Mianmar (Ish-Burma), Kina, Irani, Jemeni, Sudani, Turkmenistani dhe Eritrea.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close