LajmeMaqedonia

Komuna e Gostivarit më transparente në Maqedoni

Komuna e Gostivarit është ndër komunat më transparente në Maqedoni, sipas studimit të realizuar nga Forumi Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentim.

Në konkurrencë të 84 njësive të vetëqeverisjes lokale në Maqedoni, komuna e Gostivarit është ranguar në vendin e katërt, me 21 pikë të fituara nga 25 të mundshmet.

Si kritere për rangim të komunave janë marrë azhurnimi i web faqeve të administratave komunale, ekzistimi i shërbimit ose personit të përcaktuar për marrëdhënie me publikun, pjesëmarrja në trajnimet e organizuara si dhe vlerësimi i qytetarëve të anketuar në të gjitha komunat e vendit.

Publikimi i rezultateve nga hulumtimi do të bëhet në 17 shkurt në hotelin “Kontinental” në Shkup, ku është ftuar të merr pjesë edhe kryetari komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani. Hulumtimi në fjalë është bërë i mundur me grand të programit Civica

Mobilitas me mbështetje financiare të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC).

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close