Shendetesi

Gratë, më të ndjeshme ndaj dhembjeve kronike

Gratë, ndryshe nga burrat, vuajnë nga një numër më i madh patologjish kronike dhe dhembjesh më të forta.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Fondacioni “Pfizer”, i publikuar gjatë punimeve të Kongresit Ndërkombëtar “’Traditional and innovative approches to pain”, promovuar nga Universiteti i Sienës dhe nga “Royal Society of Medicine” e “The European Medical Association”.
Për shumë tipe dhembjesh kronike, si p.sh. migrena, dhembja e kokës, dhembjet muskulore dhe të kockave, artriti reumatizmal, gratë preken më shpesh se burrat e për disa patologji ndiejnë dhembje më të forta, më të shpeshta dhe për një kohë më të gjatë. Patologjitë kronike janë më të përhapura te gratë janë 23, ndërsa te burrat vetëm 11.
Gjithsesi, kjo ndjeshmëri e madhe te gratë fsheh dhe një aspekt pozitiv. Sipas Karen Berkley, docente në “ Florida State University”, “ dhembja na paralajmëron për rrezikun dhe na kujton se duhet të bëjmë diçka”. Në thelb, ndjeshmëria më e madhe ndaj dhembjes, tipike për gratë, mund të jetë intensive si një mekanizëm mbrojtës që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të tyre. Në këtë kuptim, t’i përgjigjesh dhembjes, mund të mos konsiderohet dobësi, por një forcë përshtatëse.
“Ndaj kësaj ndjeshmërie “konkurrojnë” disa faktorë të ndryshëm”,- ka shpjeguar Berkley. Ndryshime hormonale, anatomike, në eksperiencat njohëse dhe emocionale relative ndaj dhembjes dhe ndaj mënyrës se si ta përballojnë, ndryshime ndaj përgjigjes ndaj dhembjes. /

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close