LajmePolitika

Komuna e Tetovës akuzon këshilltarët e BDI-së

Këshilltarët e BDI-së në këshillin komunal akuzohen nga Komuna e Tetovës se vazhdojnë të punojnë kundër interesave të qytetarëve pasi në mungesë të këshilltarëve të opozitës kanë hequr nga rendi i ditës pikat me rëndësi jetike për funksionimin normal të pushtetit lokal siç është edhe ajo për menaxhimin me tokën ndërtimore.

“Këshilli i Komunës pa prezencën e këshilltarëve të PDSH-së punon kundër interesave të qytetarëve. Kjo u vërtetua me heqjen nga rendi i ditës të dy pikave që kanë të bëjnë me kalimin e ingerencave në komunën e Tetovës për menaxhim me tokën ndërtimore. Nga rendi i ditës pa kurrfarë arsye dhe debati janë hequr, pika e 6 që është programi për menaxhim me tokën ndërtimore në pronësi të Maqedonisë në territorin e Komunës tonë për vitin 2011 dhe pika 18 që është destinim për harmonizimin e tokës për objektet e ndërtuara pa leje”, tha Flakran Pustina, Zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Reagimi i komunës vjen pas dështimit të para disa ditëve të takimit mes kreut të komunës Sadi Bexheti dhe këshilltarëve të BDI-së dhe PDSH-së për ndërprerjen e bojkotit të këshilltarëve të opozitës. Nga ky takim nuk janë dhënë detaje për rrjedhën e bisedimeve ndërkohë që mbledhja e këshillit ka vazhduar sot vetëm me praninë e këshilltarëve të BDI-së të cilët kanë shumicën në këshillin komunal.

“Këshilltarët e PDSH-së nuk janë prezentë mirëpo ne kemi kuorum dhe seanca vazhdon.

Kontest nuk ka këshilltarët e PDSH-së thjesht nuk marrin pjesë në seanca për arsyet duhet ti pyetni ata”, deklaroi Irfan Emini, kryetar I këshillit të Komunës së Tetovës.

Bojkoti i seancave të këshillit komunal nga këshilltarët e PDSH-së, ka filluar para dy muajve për shkak të mos pranimit të planeve urbanistike të propozuara nga ana e tyre.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close