KosovaLajmePolitikaShqiperia

Kosovarët kërkojnë nënshtetësinë shqiptare

Vendimi për liberalizimin e vizave me Shqiperinë dhe fakti tjetër që Kosova tashmë ka mbetur i vetmi vend i rajonit i izoluar ka bërë që kosovarët t’i drejtohen shtetit amë.

Dëshira për të lëvizur lirshëm në Evropë duket se shkon përtej dëshirës për t’u pajisur me një pasaportë shqiptare thjeshtë për çështje patriotizmi. Numri i shqiptarëve nga Kosova të cilët kërkojnë nënshtetësi shqiptare është rritur pas hyrjes së Shqipërisë në zonën Shengen, bën të ditur Top Channel.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka tha se legjislacioni në fuqi e njeh të drejtën e nënshtetësisë për të huajt, por ky fakt nuk do të thotë që të gjithë mund ta kenë atë. Kjo për shkak se për këtë duhen plotësuar një varg kriteresh.

“Të paktën tetë dokumente, apo kritere që duhet të plotësohen, është shumë e rendësishme që të sigurohet dokumenti për qëndrim rezident për të gjithë shtetasit e huaj minimum 5 vjet, për shtetasit kosovarë është 3 vjet, edhe te ky afat 3- vjeçar ka që e lehtëson kush është i martuar me shtetas të Shqipërisë, qëndrimi njëvjeçar i dokumentuar në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë”, tha Lauka.,

Përveç këtyre kritereve, aplikuesi paraprakisht duhet t’i drejtohet me kërkesë presidentit të Shqipërisë ku duhet të paraqes arsyet e aplikimit. Dëshmia e pronësisë së banesës në Shqipëri është e domosdoshme e po kështu edhe dëshmia e penalitetit nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë si dhe nga shteti që vjen.

Në raste të veçanta shteti shqiptar është më dorëleshuar, shtetësinë shqiptare pa ndonjë problem mund ta fitojnë kryesisht personalitete te shquara me merita të veçanta. Kjo bëhet me rekomandim të akademisë së shkencave apo ndonjë institucioni tjetër të rëndësishëm.

Lëvizja e lirë në Evropë ka detyruar shqiptarët e Kosovës që në rrugë ilegale të kërkojnë nënshtetësi serbe, maqedonase e malazeze, shtete këto që u liberalizuan para një viti.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close