LajmeMaqedonia

Kryetari mbron gjykatësen e papërgjegjshme

Lëndët në Gjykatën e Përgjithshme të Kumanovës qëndrojnë më shumë se një vit në sirtarë, gjykatësit në pushime, ndërsa kryetari i gjykatës nuk merr dot asnjë masë pa pas kërkesë me shkrim.

Padia të cilën ATV Media, subjekti juridik në kuadër të së cilit botohet gazeta “Lajm”, e ka ngritur ndaj Komunës së Likovës ka më shumë se 13 muaj që nuk shqyrtohet. Edhe pse sipas ligjit gjykata është e detyruar që ti përgjigjet palës në afat prej 15-30 ditë, për kryetarin e Gjykatës së Kumanovës, Sefer Mehmeti 13 muaj nuk janë shumë.

“Ju nuk jeni kompetentë që të tregoni nëse është vonuar apo jo lënda. Ju  duhet të më drejtoheni me shkrim e më pas unë do t’ju përgjigjem me shkrim”, tha për “Lajm” kryetari Mehmeti. Sipas tij për lëndë të veçanta, përgjegjës janë gjykatësit që e kanë marë përsipër lëndën përkatëse, ndërkaq për vonesat, ai thotë se së pari duhet të shqyrtohen shkaqet e këtyre vonesave.

“Nëse gjykatësja ka qenë e sëmurë, ose ka qenë në pushim, atëherë ato janë shkaqe të justifikueshme”, thotë ai. Mehmeti thotë se nuk mund të ndërhyjë në punën e gjykatësve, gjë të cilën nuk ia ka kërkuar askush. “Lajm” kërkoi të dije nëse gjykatësja Sunçica Efremova, së cilës i është ndarë lënda për shqyrtim, përgjigjet para dikujt për mos kryerjen e detyrës së marrë.
Avokati i lëndës, Evgeni Serxhur dyshon se pas këtyre vonesave fshihet diçka.

“Kurrë nuk më ka ndodhur që të mos marr asnjë lloj përgjigjeje. Të 11 lëndët që i dorëzuam në të njëjtën kohë nëpër gjykata e tjera u shqyrtuan, ndërsa kjo lënda me Komunën e Likovës, akoma nuk ka asnjë përgjigje, edhe pse kanë kaluar më shumë se 13 muaj që nga koha që e kam dorëzuar në Gjykatën Themelore të Kumanovës”, thotë ai. “Lajm” dërgoi ankesë edhe në Këshillin Shtetëror Gjyqësor, prej të cilit kërkon që të merren masa për zgjidhjen e çështjes.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close