KosovaLajme

Kryetari i Mitrovicës ua shiti banesën serbëve

Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati (PDK) mori pjesë në shitjen e Mitrovicës. Ai e shiti banesën e tij në veri të këtij qyteti në vitin 2000, në të cilën tash banojnë serbë nga Vushtrria.

Shitja e banesës nga kreu aktual i Komunës së Mitrovicës është pasuar me shitjen e 60 për qind të të pronave shqiptare atje.

Sot në banesën e kryetarit Avni Kastrati (PDK), banojnë serbë nga Vushtrria. Pjesë ose mbështetës të strukturave paralele të Serbisë.

Ishte koha kur qe në themelim partia e Hashim Thaçit, PDK-ja, dhe në vijim mos parandalimi i tregtimit të veriut të Kosovës u bë në këmbim të pushtetit dhe tenderëve në Prishtinë, shkruan “Bota sot”.

Thaçi po vijon të mos parandalojë tregtimin e veriut të Kosovës, kurse atje qytetarët shqiptarë për çdo ditë keqtrajtohen dhe shpeshherë vriten.

Për t’u hedh hi syve të qytetarëve, pak ditë më parë Thaçi vendosi të hap Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës, në lagjen e Boshnjakëve.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button