Interesante

Kuriozitete – Hedhja e buqetës dhe orizit!

Përse nusja hedh buqetën?

Në periudhën e mesjetës, nuset konsideroheshin me fat. Në fund të ceremonisë vajzat të cilat ishin single, duhet të grisnin një copë nga fustani i nuses, në mënyrë që kjo ti sillte fat edhe atyre. Me kalimin e kohës, për të ndaluar prishjen e fustanit, nuset filluan të praktikojnë hedhjen e objekteve të tjera, dhe më e zakonshme ishte hedhja e buqetës me lule. Kjo edhe për faktin që buqeta përbëhej nga barishte, dhe ato konsiderohen si simbol i fatit të mirë. Tani besohet se vajza që pret buqetën do të martohet brenda vitit.

Përse i hidhet oriz çiftit të sapomartuar?

Hedhja e orizit është një traditë e vjetër pagane. Ajo cilësohet si një mënyrë për ti uruar çiftit një fat të mirë dhe shumë femijë në familjen e tyre të re. Orizi dhe farat janë simbol i pjellorisë, sepse ato rriten dhe prodhojnë bimë të reja.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close