Lajme

Largohen dhe shkelen me dy këmbët flamujt Shqiptar në Beograd (VIDEO)


Shumë flamuj Shqiptar të vendosur në rrugët e Beogradit përpara vizitës së kryeministrit Edi Rama në Serbi, janë hequr në mënyrë demonstrative nga disa serbë të cilët më pas i kanë shkelur ato me këmbë.

Kështu është filmuar mbrëmë një grup të rinjsh duke hequr flamurin shqiptar, i cili qëndronte bashkë me flamurin serb. Në rrjetet sociale një flamur shqiptar shfaqet duke u djegur. “Hiqeni, hiqeni dhe largohuni”, bërtet njëri nga të rinjtë. Flamujt shqiptarë janë hequr edhe nga shtyllat në rrugën ku ndodhet ambasada e Shqipërisë në Beograd.

Flamuri serb, shqiptar dhe ai i Maqedonisë së Veriut janë vendosur me rastin e takimit “Ballkani i Hapur” i cili duhet të mbahet në Beograd më 3 dhe 4 nëntor dhe që përbëhet nga delegacionet e këtyre tre vendeve.

Ndryshe, flamujt e Malit të Zi po valojnë edhe në Beograd, me rastin e vizitës së nesërme të kryeministrit të atij vendi, Zdravko Krivokapiq. Ai do të jetë mysafir i Beogradit, siç është paralajmëruar, më 2 dhe 3 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button