LajmeMaqedonia

Si në filma: Shtetasi amerikan i rrahe me g rushte fytyrës tre policë në Shkup

Prokuroria ka ngritur procedurë kundër 42 vjeçarit nga SHBA për të cilin ekziston dyshim se ka kryer vepër penale – sulm mbi person zyrtar gjatë kryerjes së detyrës të sigurisë nga neni 383 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi Penal.

Mëngjesin e sotëm ai është arrestuar në stacionin policor në Kisella Vodë për prishjen e rendit publik. Derisa ka hyrë në korridor të stacionit, ka filluar të sillet me agresivitet dhe të godasë me duar dhe këmbë inventarin që është gjendur në stacion.

Kur njëri prej policëve e ka paralajmëruar të ndalojë me ato veprime, ai i është kthyer policit dhe ka filluar ta godasë me grushte në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Në atë moment edhe dy policë të tjerë kanë tentuar ta mposhtim por edhe ato e kanë pësuar njëlloj si polici i parë, me grushta fytyrës. Pas një kohe të shkurtër policët mezi e kanë mposhtur amerikanin.

Përshkak se në rastin konkret nuk ekziston mundësi tjetër të sigurimit të prezencës të të dyshuarit, prokurori ka dorëzuar propozim që i njejti të mbahet në paraburgim.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button