Interesante

Luanët sulmojnë instruktorin

Kafshët rebelohen dhe rrezikojnë jetën e trajnuesve të tyre. Kështu ka ndodhur në një cirk të Ukrainës, ku në sytë e spektatorëve arena po shndërrohej në një zonë tragjedie.

Papritur një luan ka sulmuar instruktorin e tij. Një moment terrori i filmuar nga një turist amerikan. Instruktori shpëtoi për mrekulli, pas ndihmës që i dhanë rojet e arenës.

Ngjarja ndodhi në tendën e cirkut në Leopoli gjatë show-t të luanëve, në momentin që njëri prej tyre e sulmoi instruktorin në këmbë.

Rojet e arenës ndërhynë duke hedhur ujë me presion ndaj kafshëve, ndërsa luanët i ndante vetëm një rrjetë e hollë sigurie me spektatorët.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close