LajmeMaqedoniaPolitika

Maqedonasit synojnë uljen e përqindjes së shqiptarëve

Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK), përmes një deklarate me shkrim thotë se me shqetësim të madh po i ndjek zhvillimet, përkatësisht përplasjet mes Kryetares së Komisionit Shtetërorë të Regjistrimit dhe anëtarëve shqiptar.

“Shqetësimi është edhe më i madh, kur kihet parasysh se mosmarrëveshjet kanë vazhduar edhe një dit para fillimit të këtij procesi shumë të rëndësishëm në vend, pasi regjistruesit shqiptarë në Kumanovë u deshtë të bojkotojnë trajnimin meqë nuk u ishte mundësuar trajnimi në gjuhën shqipe. Njëherit vet regjistruesit shqiptarë bën të ditur se ata as që ishin ftuar për të marr pjesë në trajnim, por një gjë të tillë e kishin mësuar vet nga ueb faqja e Komisionit”, vlerëson BDK.

Pas kësaj situate të krijuar, BDK ka konstatuar se ky regjistrim do të jetë me prapavijë politike dhe i dështuar për shqiptarët.

“E gjithë kjo situate e krijuar brenda vet komisionit, e bën të dukshëm qëllimin që numri i shqiptarëve në Maqedoni të dal sa më i vogël, duke i përjashtuar të gjithë shqiptarët e punësuar në vendet e Evropës perëndimore. Kjo në fakt nuk është asgjë tjetër përpos vazhdimësi e projekteve antishqiptare në këtë shtet, siç ishin Enciklopedia antishqiptare, projekti Shkupi 2014 , falsifikimi i historisë shqiptare në librat shkollore, moslejimi i hapjes së paraleleve shqipe në disa shkolla fillore dhe projekte tjera që i janë të njohura opinionit”, thuhet më tej në komunikatë.

BDK thotë se nëse dështon regjistrimi, përgjegjësinë duhet ta mbajë partia në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Por meqë partia shqiptare në pushtet është e vendosur që të mbështes mbajtjen e regjistrimit në afatin e paraparë, pa i pastruar gjithë këto dilema dhe paqartësi, asaj i takon edhe përgjegjësia për pasojat e këtij procesi shumë të rëndësishëm për shqiptarët. Të vetëdijshëm për rrezikun dhe dëmin që mund ti shkaktoj popullatës shqiptare ky regjistrim, i pa përgatitur mirë dhe të pa fuqishëm për ta ndryshuar afatin e mbajtjes së tij,  megjithatë, ne si BDK apelojmë që popullata shqiptare të mobilizohet sa më shumë që ta pengoj synimin e politikës maqedonase për të ulë përqindjen e shqiptarëve dhe të fryj artificialisht numrin e maqedonasve në këtë shtet”, thuhet në fund të komunikatës

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close