LajmeMaqedoniaPolitikaShqiperia

Maqedonia provokon Shqipërinë

Emërimi i Vele Trpevskit, për ambasador të Maqedonisë në Tiranë,është provokim ndaj Shqipërisë dhe nuk ndihmon në forcimin e raporteve mes dy vendeve, vlerëson opozita maqedonase. “Emërimi i Trpevskit në Shqipëri është një hap skandaloz dhe katastrofal i Maqedonisë.

Kjo është në kundërshtim me interesat e shtetit, pasi në një vend fqinjë të rëndësishëm për Maqedoninë, emërohet një ambasador pa asnjë ditë përvojë diplomatike, një person që nuk ka as kapacitet, as njohuri për ta përfaqësuar Maqedoninë. Trpevski nuk ndihmon në forcimin e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë”, tha Igor Ivanovski. ndërkaq Vllado Buçkovski tha se është turp që një fëmijë të përfaqësoj Maqedonin në Shqipëri. “Më paraqet problem të marrë pjesë në komisione, ku mbrojnë tezat  e tyre ambasadorët e rinjë të cilët i ngjajnë Tërpevskit. Mua më vjen turp që na përfaqëson një fëmijë në Shqipëri. Diplomacia nuk është kopsht për fëmijë. Me këtë emërim dëshmohet se Shqipëria është vendosur në fund të prioriteteve. Të gjithë vlerësojnë se ky është vetëm një provokim i kryeministri Gruevski ndaj Shqipërisë”, tha Buçkovski. Për deputetët e mazhorancës mosha e re e Vele Trpevskit nuk paraqet asnjë problem që ky i fundit të arrijë rezultate e pritura. Vetë Trpevski, Shqipërinë e konsideron vend mik dhe shpreson të jetë i mirëpritur. Ndër prioritetet e tij si ambasadorë, do të jetë angazhimi për të drejtat e maqedonasve që jetojnë në Shqipëri.  “Duhet të thuhet se pakica maqedonase është e pranuar vetëm në nëntë fshatra, respektivisht një grup prej 5 mijë vetë. Megjithatë sipas pohimeve të banorëve lokal në Republikën e Shqipërisë thuhet se ky numër është mbi 100 mijë. Në drejtim të zgjidhjes së kësaj çështjeje vlerësoj se është rëndësi të madhe regjistrimi i popullsisë në Shqipërisë”, tha Vele Trpevski, ambasador i Maqedonisë në Shqipëri. Për shkak të moshës së re dhe mungesës së përvojës në diplomaci, kandidatura e Trpevskit nuk ka qenë e mirëpritur as nga Tirana. Presidenti shqiptar, Bamir Topi, në prill të këtij viti vonoi nënshkrimin e letrave kredenciale të ambasadorit maqedonas.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button