Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Mashtrime për punësim dhe lirim nga burgu, arrestohen 2 persona

Policia ka arrestuar dy persona që mashtronin qytetarët duke u premtuar vende pune dhe lirim të të afërmeve nga burgu. Me anë të “Shoqërisë Mediatike Kombëtare Komunitete”, dy personat kishin arritur të ngrinin një skemë mashtrimi në qytetin e Beratit dhe të Korçës.

Personat e arrestuar janë; Moisi Memo Çunaj, 46 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “mashtrim”, Drejtor Ekzekutiv i “Shoqërisë Mediatike Kombëtare Komunitete” dhe Ramadan Muhamet Baho, 53 vjeç, lindur dhe banues në Poshnjë, Berat, me detyrë Drejtor Rajonal i “Shoqërisë mediatike kombëtare Komunitete”.

Sipas policisë Çunaj dhe Baho, nëpërmjet “Shoqërisë mediatike kombëtare Komunitete” dhe “Gazetës Komunitete” kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm nëpërmjet Zyrave Rajonale të vendosura në disa rrethe. Ata u premtonin qytetarëve që kishin kontakte me këto “zyra” se do t’i fusin në punë. Ndërsa mashtrimi ndaj qytetarëve të ndryshëm ka ndodhur edhe duke u premtuar lirimin e të afërmeve nga burgu.

Arrestimi i tyre është bërë pas një pune 3 mujore të Drejtorisë së Policisë së Anti-Krimit Ekonomikë dhe policisë së Beratit dhe Korçë

Mojsi Çunaj ka precedentë të mëparshëm penal, ku në vitin 2000 është dënuar me 7 vjet burg, pasi edhe në atë vit kishte kryer të njëjtin aktivitet mashtrimi përmes shoqërisë fiktive “Me ty shqiptar, kudo emigrant”.

Nisur nga mashtrimet e shumta që mund të kenë kryer dy personat e arrestuar, policia e Shtetit fton qytetarët, të cilët mund të kenë rënë pre e mashtrimit nga ana e këtyre shtetasve, që të denoncojnë pranë strukturave të policisë.

Për këtë qëllim janë vënë në dispozicion dhe dy numra telefoni në Drejtorinë Kundër Krimit Financiar.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close