Sport

Messi, më i paguar për vitin 2010 me 31 milionë euro

Lionel Messi është futbollisti më i paguar për vitin 2010 me 31 milionë euro të fituara nga rroga, shpërblimet dhe kontratat publicitare.

Sipas klasifikimit të publikuar ditën e sotme nga ‘France Football’, lojtari i Barcelonës ka marrë 10 milionë euro nga klubi i tij plus 1 milion euro shpërblim dhe 20 milionë euro nga kontratat publicitare.

Argjentinasi i Barcelonës ka lënë pas Cristiano Ronaldon, futbollistin e Real Madridit, i cili ka fituar 27.5 milionë euro në vitin 2010.

I treti në klasifikim është Wayne Rooney, sulmuesi i Manchester United, me 20.7 milionë euro.

Ja klasifikimi i dhjetë lojtarëve më të paguar për vitin 2010:

1. Lionel Messi, 31 milionë euro
2. Cristiano Ronaldo, 27,5
3. Wayne Rooney, 20,7
4. Kaka, 19,3
5. David Beckham, 19
6. Ronaldinho, 18,3
7. Carlos Tevez, 15,4
8. Frank Lampard, 14,2
9. Toure Yaya, 13,8
10. Thierry Henry, 13,2

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button