Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Mashtrimi, arrestohet një 35 vjeçare

Policia e Durrësit arrestoi një 35 vjeçare pasi akuzohet për mashtrim.

Policia tha se “35-vjeçarja Mirela Kasa u arrestua pas një pune dokumentuese lidhur me veprimtarinë e saj në fushën e mashtrimit”.

Policia tha se “banorë të ndryshëm të qytetit të Durrësit denoncuan pranë organeve të prokurorisë dhe të policisë disa raste, sipas të cilave Mirela Kasa (Paja) vetëdeklarohej përpara tyre se ishte e punësuar si juriste pranë institucioneve të ndryshme të administratës publike sikurse janë Gjykata Kushtetuese, Bashkia Durrës e të tjera institucione të rëndësishme”, raportoi BW.

“Deklaratat ajo i kryente zakonisht nëpër korridoret e zyrave të shtetit apo nëpër lokale publike duke tërhequr kështu vëmendjen e njerëzve hallexhinj, të cilëve ju premtonte t’u kryente hallet, por pasi më parë ata të kishin parapaguar, gjoba që varionin nga 250 mijë deri në 500 mijë lekë”.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close