LajmePolitikaShqiperia

Mashtrimi me fotografinë, Ramës mund t’i ndalohet hyrja në SHBA

Vetëm në një kohë, kur nuk e kemi menduar, një fotografi “e vjedhur” e kryesocialistit të Shqipërisë Edi Rama, me Presidentin e 44-t të SHBA, Barack Obama, një fotografi propagandistike, është kthyer në një çështje me përmasa qeveritare në Uashington.

edi-rama

Fotografia Obama – Rama, tash ka mbërritur në dyert e Kongresit Amerikan dhe zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Eric Holder dhe Komisionit Federal të Zgjedhjeve.
Mbas zbulimit të të fshehtave, që qëndronin pas asaj fotografie “80-mijëdollarshe”, nga gazeta republikane online “The daily callers”, ka qenë kongresisti republikan i Kalifornisë Dana Rohrabacher, kryetar i Nënkomisionit për Evropën dhe Euroazinë në Komisionin e Çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili tërheq vëmendjen për blerjen e dy biletave nga 40 mijë dollarë secila për pjesëmarrje në aktivitetin e Presidentit Obama për grumbullim fondesh në San Francisco më 12 tetor 2012.

Shtetas të huaj si zoti Rama, shkruan më tej ligjvënësi në letrën drejtuar autoriteteve amerikane, e kanë të ndaluar të kontribuojnë në fushatat zgjedhore amerikane.

Ndërkohë, lidhur me këtë çështje një avokat i njohur shqiptar në Amerikë, thotë se “nëse Rama gjendet fajtor, sepse ka shkelur ligjet amerikane, atij mund t’i ndalohet hyrja në SHBA, për 10 vjet, mbasi ai ka abuzuar me vizën e marrë nga ambasada amerikane në Tiranë, me fushatën e kandidatit për President të SHBA, duke paguar para gjatë një fushate amerikane, për të bërë propagandë në vendin e tij”.

Shqiptarët kanë shpërndarë lajme se “një fotografi Obama-Rama” arrin në lartësi të reja të absurditetit dhe gjuhës propagandistike, që është, sipas tyre, e përdorur nga Rama për “mbështetje amerikane”. Ndërkohë, që dihet se shtetasit e huaj – si zoti Rama, e kanë të ndaluar të kontribuojnë në fushatat zgjedhore amerikane.

Ky prodhim i fundit, i kuzhinës propagandistike të stilit tipik komunist me personalitetet e larta amerikane, konkretisht me presidentin e SHBA, e cila kur u paraqit nga vetë Rama në rrjetin e tij personal në Twitter, doli përsëri me fokusin obsesive që përdorin sa herë, që u intereson ish politikanëve komunistë me Shtetet e Bashkuara, sidomos tash “mbas më shumë dy dekadash ku puqen skajet ekstreme” nga të cilat kjo fotografi mund të flasë më shumë për të (Edi Ramën).

Fotografia në fillim të kësaj fushate, 5 muaj mbasi ishte bërë, u postua e thjeshtë: teksti i shkruar nga vetë Edi Rama ishte: “Tri ditë intensive kontaktesh në SHBA me bashkatdhetarë të interesuar për një Rilindje Shqiptare. E po ashtu, me ekspertë amerikanë të ekonomisë e të financave, për të konsultuar programin për një Rilindje Shqiptare. Në fund, një takim i paharrueshëm me Presidentin Obama! Fat dhe nder për shqiptarët ky mik i madh në Shtëpinë e Bardhë”, – ka thënë Rama.

Gjithashtu, fotografia propagandistike, u shfaq si një simulim i “një loje propagandistike, e ish-komunistëve – me amerikanët” dhe u përdor për fushatë në Shqipëri, nga Edi Rama, i cili do të bëhet me çdo kusht Kryeministër i Shqipërisë. Për këtë, ajo është nga ato foto “No Comment”. Mbasi, ajo është fotografia e cila ka qenë një rastësi “e paguar 80 mijë dollarë”, është një taktikë e re, e cila tani përdoret nga propaganda e ish komunistëve, sot anëtarë të Partisë Socialiste, ashtu si ata të Koresë së Veriut, Venezuelës, Kubës e tjerë, kur vinë në SHBA.

Kjo, fotografi, është paradoksi i sotëm kundrejt asaj kohe – 23 vjet më parë! Kur Partia Socialiste, po trashëgonte atë trashëgiminë e saj nga Partia e Punës së Shqipërisë, ku thuhej me “gërma të arta” se politika e Shteteve të Bashkuara, është politikë e armiqësisë, që ky vend “imperialist” sipas tyre bënte në atë kohë kundra vendeve komuniste.

Ato ishin fjalët që fliteshin e dëgjoheshin atëherë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, parullat anembanë vendit, dhe propaganda e përdorur prej tyre në 45 vjet, por që sot si do që t’i përdorin po ata, duket se është e pakuptimtë. Ajo është hipokrizi, absurditet dhe paradoks të “fshihet” pas një fotografie që kërkon të bëjë çdo socialist, me çdo zyrtar të lart amerikan në Uashington.
Si rezultat, edhe fotografia e Edi Ramës me presidentin e SHBA, Barack Obama, është: “e njëjta gjë, në ditë të ndryshme!”

Si synim propagandistik tash mbas 23 vjetëve që komunizmi ra edhe në Shqipëri, është me të vërtetë e çuditshme, dhe aq sa paradoksale – në se ia vlen të kujtohet se, vetëm dy dekada më parë, socialistët në Shqipëri, ish anëtarët e PPSH, të cilëve kryetari aktual Edi Rama u “mburret” me fotografinë e Presidentit të SHBA. Ishte koha kur ata që po mburren me këto fotografi e quanin Amerikën “xhandarin e botës”, dhe mbanin protestat antiimperializmit amerikanë, të cilat ishin të zakonshme në ish Shqipërinë e sundimit komunist, sa herë që SHBA, kishin ndonjë luftë nëpër botë.

Edi Rama, kryetari i fundit i partisë Socialiste, ish Partisë Punës së Shqipërisë, babai i të cilit, (Kristaq Rama), ka qenë anëtar i Komitetit Qendror dhe anëtar i presidiumit të Kuvendit Popullor, dhe nënkryetar i Frontit Demokratik me Nexhmije Hoxhën, dhe nipi i Anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Kolekës, do të thotë me këtë foto se ai qysh në atë kohë, nuk ka dashtë Amerikën se njerëzit e tij ishin pjesë e sundimit të diktatorit Hoxha. Por, kjo që bën ai sot 23 vjet mbasi Blloku, u shkatërrua, nuk mund t’i japë Ramës asnjë një besueshmëri, pa i dënuar ai i pari, ata që i pushkatuan, i burgosen, i internuan dhe i persekutuan patriotët e atdhetarët shqiptarë, vetëm e vetëm se kishin bërë një faj: Ata kanë qenë në zemër dhe mendje me Amerikën, shumë para Ramës.

Kështu, që Shtetet e Bashkuara, kanë për këtë shumë arsye, se të besojnë se kush ka qenë me të vërtet populli më pro amerikan dhe kush janë ata shqiptarë që vuajtën për 45 vjet, se besuan vetëm në principet dhe idealet amerikane, duke i parë SHBA si një virtyt e jetës së tyre. Dhe se ajo sakrificë sublime që bënë këta njerëz gjatë sundimit komunist në Shqipëri, është gjithashtu një paralajmërim solemn se koha sot mbas dy dekadave, është pikërisht e atyre anëtarëve të familjeve që iu pushkatuan njerëzit e tyre, iu burgosen, iu internuan dhe iu persekutuan, vetëm e vetëm se kishin bërë një faj: Kanë qenë në zemër dhe me mendje me Amerikën, ishin me çdo çmim që do ta paguanin në anën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dikush duhet të përgjigjet! Duhet të kërkojë falje publike! Sepse, këto mbas më shumë dy dekadash janë skajet ekstreme, paradoksale, të cilat nga kjo fotografi mund të flasë më shumë për të. Kryetari i PS, Edi Rama kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 23 qershorit, në Shqipëri, i pyetur rreth deklaratës së ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes Rumsfeld, për taksën e sheshtë në Shqipëri, i cili tha se “SHBA duhet të marrin shembullin e Shqipërisë, për të aplikuar taksën e sheshtë”, ka thënë se “kjo deklaratë i kujtoi atij vizitat e atyre marksist-leninistëve që kur vizitonin Shqipërinë, thoshin ‘sa të lumtur duhet të jeni që jetoni në këtë vend”.

Aq e rëndë ishte kjo “akuzë” e nostalgjikut Rama, ish-birit të Bllokut, sa që u desh ndërhyrja e drejtuesit i emisionit, Ilir Babaramo në “A1 Report”, duke i thënë: “Rumsfeld nuk është Zhoa Amazona, ka qenë shefi i Pentagonit për 5 vjet”, për ta “korrigjuar” kryesocialistin e Shqipërisë, se po gabonte kur fliste ashtu si 23 vjet më parë, në një kohë që kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, jo shumë larg studios ku po fliste Rama, sa që e “shastisi” Edi Ramën.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close