KosovaLajme

Mbrojtja e Presidentes rrah një shofer veture

Truprojat e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga po e shoqëronin atë derisa kjo e fundit u nis drejt një salloni bukurie në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.

Derisa ajo po bënte “look”, para se ta takonte homologun e saj shqiptar, Bamir Topi, eskorta e saj mbylli këtë rrugë, duke e vështirësuar kalimin e veturave tjera.

Në ato qaste, shoferi i një veture, i cili kërkoi që eskorta e Presidentes t’ia lironte rrugën, u grushtua dhe u dërgua në Polici nga truprojat, vetëm se këtë kërkesë e bëri me sirenë.

Në një xhirim amator që ka transmetuar Klan Kosova shihet sjellja dhunshme e pjesëtarëve të mbrojtjes së afërt ndaj këtij vozitësi, raporton Koha. Hiç më mirë nuk u sollën as me ata që po xhironin këtë ngjarje.

Arbër Vllahiu, këshilltar i Jahjagës, tha për Klan Kosova se nuk ka çka të thotë për këtë problem pasi kjo ka të bëjë me Policinë e Kosovës.

Policia e konfirmoi rastin e ndodhur. Zëdhënësi, Brahim Sadriu tha se policët në fjalë janë detyruar ta arrestojnë personin, i cili, sipas tij, nuk i ka përfillura urdhrat. Ai tha se ndaj qytetarit është ngritur kallëzim penal për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close