KosovaKronika e ZezeLajme

Më pak femra të trafikuara në Kosovë

Trafikuesit në Kosovë kanë ndryshuar mënyrën e veprimit të trafikimit duke e bërë atë më të sofistikuar.

Sipas policisë kjo dukuri vazhdon të zvogëlohet pasi që edhe organet ligjore kanë adaptuar metoda të reja për ti kapur këto grupe kriminale, mirëpo më gjithë përpjekjet ky fenomen është ende prezent në Kosovë.

Por nuk është as i vogël edhe numri i atyre femrave të cilat më dëshirë e shesin trupin e tyre për të fituar para, të cilave iu nevojiten për të mbijetuar. I tillë është një raste i një 23 vjeçares E.L, nga një fshat i Shqipërisë, e cila e bënë këtë punë më vetëdëshirë dhe nuk është e detyruar nga askush më dhunë.

“Tashmë pesë vjet merrem me këtë profesion, në fillim beja fotografi për një kompani private e më pastaj meqenëse bosi im me ofroi para të majme e pranova këtë ofertë. Ajo rrëfen se familjaret e saj mendojnë se ajo studion në Kosovë, prandaj nuk ka problem qe ta vazhdojë këtë punë. Unë punoj edhe në një lokal si bankieri në periferi të Prishtinës, dhe shkoj çdo muaj ti vizitoj familjaret e mi në Shqipëri, dhe në momentin që i arrij synimet e mia financiare, mendoj që të kthehem sërish në vendin tim dhe të krijoj familje”, ka thënë E.L., njofton Kosova Sot.

Ndërsa zëdhënësi i policisë se Kosovës Brahim Sadriu, ka shtuar se trafikimi është prezent në Kosovë, mirëpo analizat dhe statistikat e Sektorit për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzorë tregon se që nga viti 2004 e deri në 2010, dukuria e trafikimit me qenie njerëzore është në rënie e sipër.

“Sipas statistikave që ne posedojmë këto raste janë shumë të rralla, mund të ndodhë të këtë një viktime në vitë, por mund edhe të mos ketë fare. E krejt kjo varet nga kërkesat e vendeve ku ka qenë viktima e shfrytëzuar apo është identifikuar trafikimi. Roli i policisë është të evidentoj aktivitet e kundërligjshme dhe të mbledhë dëshmi për këto aktivitet dhe këto të dhëna dhe dëshmi më kallëzim penal ti dërgoj tek prokuroret, të cilët janë të obliguar ta bëjnë ndjekjen penale”, ka thënë Sadriu.

Në lidhe me trafikim me qenie njerëzore sociologu Shaip Hasani e ka konsideruar si një dukuri e cila është e përhapur te popujt që kane varfëri te skajshme dhe ne shkallë të ulët edukative. Sipas tij menjëherë pas luftës me gjithë problemet ekzistuese statistikat kanë treguar se Shqipëria dhe Kosova, vetëm në Itali dhe në Greqi i kane pasur mbi 72 mijë femra të trafikuara dhe kjo është shifër alarmante.

Ndërsa Diellza Alihajdari psikologe, ka thënë se problem në këtë fushë mbetet mungesa e përkrahjes afatgjate dhe mbikëqyrja e vazhdueshme e viktimave të trafikimit te cilat janë ribashkuar me familjet e tyre. Sipas psikologes trafikimi është shkelje e të drejtave të njeriut dhe kjo është bërë biznesi më i madhë fitimprurës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button