LifeStyle

Më pak gjumë – më shumë kilogramë

Femrat të cilat flenë më pak se tetë orë në ditë, kanë prirje për të shtuar peshe në regjionin e belit – tregon një studim i realizuar në Suedi.

Ekspertët pranë Universitetit Uppsala kanë bërë hulumtime te 6.500 femra në moshë mbi 50-vjeçare.

Rezultatet e studimit (në të cilin janë marrë të dhënat rreth gjendjes shëndetësore të pjesëmarrëseve, janë bërë hulumtime dhe është matur gjatësia dhe pesha) kanë treguar se femrat të cilat flenë më pak janë të prira që të shtojnë në peshë.

Beli te femrat që flenë pesë orë në raport me ato që flenë tetë orë, është për gjashtë centimetra më i madh.

Autorët e studimit thonë se kortizoli dhe hormoni i rritjes janë faktorët që ndikojnë në këtë rritje, por kur nuk flemë kemi edhe më shumë kohë për të konsumuar ushqim.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button