LajmeMaqedoniaPolitika

Menduh Thaçi thote se dosjet janë të vërteta

Kryetari i Partisë Demorkatike Shqiptare, Menduh Thaçi, tha se dosjet janë të vërteta dhe ato mund të vërtetohen nga dëshmitarë të gjallë.

“Më vjen shumë rëndë kur më pyesni mua. Ata e dinë më mirë se unë dhe se ne, se çka kanë bërë. Janë të vetëdijshëm. Nëse ju intereson qëndrimi im a janë të vërteta, PO janë të vërteta, topi si luan, për shkak se kemi aktorë të gjallë të cilët i shohin ngjarjet kur i lexojnë aty dhe vërtetojnë. Plot aktorë, dëshmitarë të gjallë ka që vërtetojnë ato që shkruajnë aty. Shumë më pengon ky fjalor poshtërues dhe denigrues e ju jeni të vetëdijshëm se ditëve të fundit paraqiten lloj-lloj fëlliqësirash, prej te Ali Ahmeti e më poshtë.Është problem i tyre, por një kërcënim që nxjerrin në publik se do të ndodhin vrasja, gjaku…dua t’i qetësoj qytetarët, shqiptarët sidomos, se nuk do të ndodhë asgjë”, ka theksuar Thaçi. Ai ka kërkuar largimin nga skena politike të emrave të ndërlidhur me dosjet, sepse sipas tij, “ata tanimë janë politikisht dhe kombëtarisht të vdekur”.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close