EkonomiaLajmeMaqedonia

Miliona euro për bulevardin nëntokësor në Shkup

64877Kompanitë e ndërtimit kërkojnë nga 67 deri në 92 milionë euro për të ndërtuar bulevardin nëntokësor nga godina e Qeverisë së Maqedonisë deri te godina aktuale e Bankës Popullore të Maqedonisë.

Këto janë kufijtë e vlerave, të cilat janë ofruar nga kompanitë e ndryshme pasi qyteti i Shkupit i ka hapur ofertat për tenderin me të cilin pritet të zgjidhet trafiku i rënduar i kryeqytetit. Në lojë për të fituar këtë tender janë katër kompani edhe pse interesim kanë shfaqur 37 prej tyre.

Më së shumti para kanë kërkuar konzorciumi ndërmjet kompanisë portugeze “Lena” dhe asaj bullgare “Sk-13” në vlerë prej 92 milionë. Pak më lirë, ne vlerë prej 88.5 milionë euro ofertë kanë bërë kompanitë vendase “Granit”, “Beton” dhe “Zhikoll”. Më pak para për ndërtimin e këtij bulevardi ka kërkuar kompania italiane “Vianini Lavori” dhe “Bauer BG”.

Sipas projektit, duke filluar nga godina e Qeverisë do të ndërtohet një unazë me dy nivele në të cilën do të lidhet numri më i madh i automjeteve. Katër korsitë e rrugës pastaj do të futen nën tokë në drejtimin e Postës së Maqedonisë në një thellësi prej 10-15 metra, varësisht prej ujërave nëntokësorë, trasmeton zhurnal.

Kjo rrugë do të vazhdojë në anën e djathtë të rrjedhës së lumit Vardar, nën themelet e Urës së Gurit, pa i dëmtuar ata deri te kompleksi i bankave ku do të përfundojë ky bulevard dhe to të ngjitet njësoj me një unazë në dy nivele.

Vlerësimi i parë i qeverisë për këtë bulevard ka qenë 45 milionë euro, kurse oferta më e vogël tani është 67 milionë euro dhe ajo më e larta 92 milionë euro.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button