IslamVIP

Modelja britanike përqafoi islamin

Carley WattsPuna e saj ishte të pozuarit me të brendshme dhe i kalonte netët duke u dehur dhe kërcyer nëpër lokale të ndryshme, por tashmë Carley Watts do të mbulohet dhe do i përkushtohet jetës familjare pasi është njohur me një djalë tunizian.

Britanikja 24-vjeçare britanike e takoi 25-vjeçarin Muhamed Salah gjatë pushimeve që kaloi në Tunizi në muajin prill dhe e ka ndarë mendjen që të bëhet gruaja e tij. Përgatitjet e martesës kanë nisur pasi familjes së djalit iu mbush mendja që ai të merrte për grua një femër që ka fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme.

“Kam qenë e çmendur nëpër festa. Pija shumë dhe tregoja gjoksin. Një natë jam kthyer në shtëpi vetëm me të mbathura pas një feste. Tani nuk dua t’i bëj më këto gjëra, sepse Muhamedi më ka hapur sytë dhe më ka bërë të kuptoj jetën”.

“Ai më ka thënë që më do dhe që e kupton punën time si modele, por pasi të martohemi kërkon që trupi im të jetë vetëm për sytë e tij. Këto vlera më pëlqejnë në kulturën tuniziane. Femrat respektohen dhe gjithashtu ato respektojnë veten dhe trupin e tyre”, ka deklaruar Carley për The Sun, ndërsa transmeton Top-Channel.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close