LifeStyle

Për meshkujt të gjitha femrat janë tërheqëse, bukuria nuk ka rëndësi

bukuriaRezultatet e një hulumtimi më të ri tregojnë se, pa marrë parasysh se çfarë femre gjendet përballë mashkullit, trupi i tij automatikisht përgatitet për tërheqje në kuptim të seksit, pa ndikim të trurit dhe të ndjenjave.

Në këtë studim më të ri kanë marrë pjesë meshkuj të moshës 21 deri në 25 vjeç, por që nuk e kanë ditur qëllimin e hulumtimit. Është matur niveli i testosteronit pas 5 minutave të kaluar me femër të panjohur.

Në atë periudhë niveli i hormonit mashkullor është ngritur mesatarisht tetë për qind, ndërkaq ajo që i ka befasuar shkencëtarët, është fakti që pamja fizike e femrës nuk ka pasur kurrfarë roli. Pas takimit, pjesëmarrësit në këtë studim kanë dhënë vlerësimin se sa u pëlqente femra, ndërkaq rezultatet kanë treguar që pamja fizike nuk u ishte fare e rëndësishme.

Konkludimi i shkencëtarëve është dukshëm dështues për gjininë mashkullore: pa marrë parasysh faktin se çfarë femre gjendet përballë tyre, trupi i tyre (i meshkujve) automatikisht përgatitet për tërheqje në kuptim të seksit, pa ndikuar mendja dhe ndjenjat.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close