Shendetesi

Mos u trembni nga temperatura

Foshnjat dhe fëmijët sëmuren dhe temperatura u ngrihet më shpesh se të rriturve. Arsyeja e kësaj është moszhvillimi i plotë i matësit të nxehtësisë të ndodhur në pjesën qendrore të trurit.

Specialistë pediatër theksojnë se përgjigja e trupit me temperature ndaj infeksioneve në shumicën e rasteve është shenja e parë e sëmundjes që do shfaqet më pas. Nënat dhe baballarët duhet të informohen: lartësia e temp nuk është shenjë e një sëmundjeje serioze.

Temperatura është pasqyrim i luftës së mekanizmit mbrojtës të trupit. Nëse fëmija juaj është nën moshën 3-mujore, qan vazhdimisht, ka vështirësi në frymëmarrje pavarësisht se i ka të zhbllokuara hundët, nuk mund të gëlltitet ose të pijë diçka, nëse ka dhimbje gjatë urinimit apo daljes jashtë dhe ka 24 orë me temperaturë, atëherë duhet ta vizitoni menjëherë tek doktori.

Si matet temperatura?
Një nga mjetet që duhet të gjenden në kutinë tuaj të ilaçeve është edhe termometri. Nëse keni një termometër digjital, mjaftojnë 30 sek për të matur temp e trupit. Matja nga goja është e përshtatshme për fëmijë më të mëdhenj. Termometri duhet të mbahet 2-3 minuta nën gjuhë.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close