LajmeMaqedoniaPolitika

Zënkat mes LSDM-së dhe BDI-së po bëhen shqetësuese

Mosmarrëveshjet mes LSDM-së dhe BDI-së kanë bërë që qeveria të formojë grup pune për përafrim të qëndrimeve. Këtë e pohoi deputeti i LSDM-së Hari Llokvenec duke folur për mospajtimet e partnerit të koalicionit për ndryshimin e kodit zgjedhor.

“Informacionet e mia janë se në qeveri ka grup pune që punojë për përafrim të qëndrimeve, rezultatet dhe efektet e së cilës të gjithë ne i presim së shpejti”, u shpreh Hari Llokvenec nga LSDM-ja.

Deputeti i BDIsë Artan Grubi mosmarrëveshjet mes partnerëve i quan të vërteta dhe të sinqerta, e që vijnë për arsye të dallimeve dhe prioriteteve që partitë i kanë në programet e tyre.

“Sa i përket punës së kodit zgjedhor dhe në veçanti modelit zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme, vlerësojmë se pa koncensus të gjerë, pa përfshirjen e të gjitha partive politike në vend, si dhe pa një debat të mirëfilltë me të gjithë të tanguarit nga ky proces, nuk mund të ketë zgjidhje të njëanshme dhe të imponuara në kuvend, në veçanti jo zgjidhje që e dëmtojnë përfaqësimin politik të shqiptarëve në kuvend”, deklaroi Artan Grubi nga BDI-ja.

Duke folur për ligjin e gjuhëve Grubi tha se i njëjti është i paprekshëm e madje duhet të avancohet në bankënota dhe uniformat e ushtrisë. Ai vlerëson se nuk ka kohë që kjo temë të adresohet në Kuvend, pasi që më 3 janar formohet qeveria teknike e një muaj më pas do shpërbëhet parlamenti.

Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close