s Ndërkombëtarët kërkojnë Këshillin Opozitar në negociata, BDI kundër?! (Foto) | www.Zemra.Org

Ndërkombëtarët kërkojnë Këshillin Opozitar në negociata, BDI kundër?! (Foto)

Rezultatet dhe anketa e fundit e realizuar nga një prej institutive më prestigjioze në Maqedoni, “Instituti për Demokraci”, ka përfshirë edhe protestën madhështore të Këshillit Opozitar që u realizua më 9 Maj, e ku kishte mbi 30 mijë protestues.

mkopoz

“Më 9 Maj në Ditën e Europës dhe njëvjetori i ngjarjeve të Kumanovës me moton “Dita D – Drejtësi, Demokraci dhe Dinjitet” Këshilli Opozitar organizoi një protestë masovike në Shkup. Këshilli Opozitar shprehu mbështetje për Prokurorinë Speciale dhe kërkoi nga e njëjta t’i marr në shqyrtim rastet e montuara si “Monstra”, “Sopoti”, “Rasti i Kumanovës” dhe rastet e tjera të montuara ndaj shqiptarëve. Po ashtu kjo protestë ishte kundër pushtetit VMRO – BDI”, – thuhet ndër të tjera Instituti për Demokraci.

Burime diplomatike thonë se protesta masovike e 9 majit ka mbushur edhe syrin e bashkësisë ndërkombëtare, prej ku janë paraqitur ide për përfshirje të Këshillit në negociatat për dalje të Maqedonisë nga kriza. Kjo ide e tyre ka hasur menjëherë në rezistencë.

“Nuk na habiti kundërshtimi i partive maqedonase ndaj kësaj ideje, sepse një gjë të tillë e pritnim. Ajo që na habiti ishte kundërshtimi këmbëngulës i BDI-së”, kanë deklaruar diplomatët, transmeton “Lajm”, duke shtuar se kundërshtimi i BDI-së me siguri është për shkak se pjesë e Këshillit opozitar është Lëvizja Besa si dhe intelektualë të shquar, shkruanGazeta Lajm.

9 maj
Më 9 Maj Arjanit Hoxha, anëtari i Këshillit Opozitar kishte theksuar se përkrahja e mbi 30 mijë protestuesve ju jep jep të drejtë të kërkojnë kyçje në bisedimet për dalje nga kriza poltike, duke shtuar se kjo mbështetja masive delegjitimoi tërësisht BDI-në e Ali Ahmetit.

Kjo ndërlidhet me faktin se tashmë qytetarët i kanë dhënë mbështetje edhe idesë për kyçjen edhe të sektorit civil në bisedimet e grupeve të punës për tejkalimin e krizës me 61%. 27% e qytetarëve të anketuar vlerësojnë se ata nuk duhet kyçur në tavolinën e bisedimeve.

Ndryshe, sipas kësaj ankete Ali Ahmeti është lideri më i urryer mes shqiptarëve tëMaqedonisë. Kështu thonë rezultatet e anketës së fundit të realizizuar nga Institutit për Demokraci. Në pyetjen se çfarë mendimi kanë për liderët politik, shumica e shqiptarëve kanë dhënë vlerësime negative për të gjithë, por vendin e parë ia kanë lënë liderit të BDI-së, Ali Ahmetit me 73 % mendime negative.
Roli i SHBA-së dhe BE-së në tejkalimin e krizës për qytetarët është kyç. Shumica prej tyre vlerësojnë se ata e kanë fjalën vendimtare për të larguar drejtuar situatën.

Sa i përket besimin në institucionet e drejtësisë, tani për tani, vetëm Prokuroria Speciale gëzon besimin më të lartë tek qytetarët. Anketa është zhvilluar me 1016 të anketuar prej 6 deri 11 maj.

ali ahme


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.