Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Ne Gostivar polici maqedonas vret dy shqiptarë

Gostivar, 28 shkurt – Një zënkë për motive banale, ka përfunduar në mënyrë tragjike me vrasje të dyfishtë. Viktimat e qëlluar nga zyrtari i policisë janë Besnik Shehapi (1986) dhe Imran Mehmeti (1982) që të dy banorë të lagjes “Lajthia” të qytetit të Gostivarit. Ka qenë një vend parkingu përballë mobilierisë “Montenegro“ që është bërë mollë sherri mes viktimave dhe vrasësit të dyfishtë. Bëhet fjalë për një zyrtar të policisë, me emrin

Jaqim Trifunoski, punonjës në stacionin policor për sigurim të kufirit shtetëror “Mazdraça”, i cili në momentet e vrasjes nuk ka qenë në detyrë, por enigmatike mbetet nëse vrasësi kishte përdorur pistoletës zyrtare në ekzekutimin e dy të rinjve shqiptarë.

Dëshmitarët okularë rrëfejnë se kishin dëgjuar më tepër se pesë plumba të shkrepura në vendin e ngjarjes. Njëri nga ato, duke rrëfyer rastin dëshmon se: “vrasësi kishte nisur makinën dhe me gjakftohtësi kishte lëshuar vendin e ngjarjes, duke ngarë makinën në drejtim të gjykatës themelore. Dëshmitari i cili kishte qenë në lëvizje me automjetin e tij, kishte parë se njëri nga viktimat kishte qenë i përmbysur në tokë. Ishte afruar aty me mendimin se ishe aksidentuar pa dashje nga drejtuesi i automjetit.

Edhe pse banorët e lagjes dhe kalimtarët e rastit kishin shpejtuar për të hospitalizuar të plagosurit në Spitalin e Gostivarit, viktimat në njësinë e urgjencës janë pranuar pa shenja jete. Nga Policia kanë mundur të konfirmojnë se tashmë vrasësi i dyfishtë, zyrtari i policisë kufitare tashmë është prangosur dhe ndodhet në duart e policisë.

Për më tepër rreth vrasjes së dyfishtë të ndodhur në Gostivar, do të mund të informoheni në edicionet e lajmeve në Tv2, me fillim prej ora 18:30 dhe 22:30.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button