LajmeMaqedonia

Dëshmitarët flasin për vrasjen që u krye me gjakftohtësi dhe paramendim

Sevdali Idrizi, dëshmitari i vrasjes së dy të rinjve shqiptarë nga polici maqedonas Jakim Trifunovski një ditë më parë në Gostivar, tregoi momentin e vrasjes së bashkëqytetarëve të tij.

Ai tha se ishte duke u kthyer nga tregu dhe në momentin që ka vërejtur zënkën mes të rinjve dhe policit, ka ndërhyrë për të qetësuar situatën. Më e keqja ndodhi pasi i kishte ndarë. Polici ishte kthyer në veturën e tij dhe kishte nxjerrë pistoletën.

“Polici nuk shkoj të hipë në veturë, por e hapi derën dhe e mori pistoletën dhe kur doli tha kush më goditi, pik e parë më drejtoi mua, në distancë të afërt. Unë mbeta i koqitur, shtang edhe nuk di si, vetëm ua drejtoj atyre, distancën e kishte të afërt, një dy tre, kur u bënë tre plumba unë vetëm i dëgjoj, skam reagim assesi, vetëm si shtinë dhe i vret ata, tërë karikatorin e ka zbrazur tek ato dy”, deklaroi Sevdali Idrizi, dëshmitar.

Duke komentuar pretendimin e Ministrisë së Brendshme, se gjoja polici reagoi në vetëmbrojtje, duke shtënë fillimisht në ajër, e më pas në drejtim të viktimave, dëshmitari replikon:
“Ajo assesi nuk është e vërtetë, e dëgjova atë Kotevskin që tha e kanë sulmuar, nuk ka pasur shanse, vetëm tre vetë kemi qenë aty, unë i ndajë ato dy, këtë tjetrin e ndajë. Aty mbaroi zënka, vetëm e përfundova, ata dy djemtë Besniku dhe ai tjetri janë nisur vetëm, ajo përfundoi, e hëngër një shuplakë apo një grusht. Ajo që ka gjuajt lartë, e kanë sulmuar katër persona, ato janë vetëm thashetheme, si përherë që na ka ndodhë edhe tash i thonë këto, vetëm për t’i mbrojt ato. Ose do e nxjerrin se është me mendjen, përherë do i nxjerrin këta fajtorë”, deklaroi Sevdali Idrizi, dëshmitar.
Në shenjë revolte ndaj vrasjes së dy të rinjve, sot në Gostivar protestuan disa qytetarë, kryesisht nxënës të shkollave të mesme. Të revoltuar ata thanë se policia është ajo që duhet të na mbrojë, e jo të na vrasë.
“Kjo është revoltë qytetare, kundër dhunës policore që i bëhet popullit shqiptar në Gostivar dhe në Maqedoni”
“Rast tragjik, rast më i keq nuk ka më, është shumë i keq, çka të bëjmë, tash nuk e kuptoj këtë gjë. Më duket se nuk kemi asnjë farë të drejte, mua më duket se kështu nuk shkon mirë puna”.
“Ajo që ka ndodhur, nuk është në rregull. Çdo gjë duhet të zgjidhet me fjalë, kështu duhet… rrethana të pa vërtetuara, nuk e di si qëndron por çdo mosmarrëveshja duhet të zgjidhet me fjalë”.
“Për mendimin tim nuk është mirë kjo që është bërë. Si qytetarë të thjeshtë ne duhet të kemi besim që të na mbrojnë, e jo të dalin këto raste kështu që ndodhin”.
“Ne duhet të na mbrojë policia, e jo të na vrasë, por Zoti na ka në dorë, nuk e di se çka të them”.
“Nuk është mirë, katastrof. Policia si vret njerëzit, tek policia nuk ka besim”.
Numri dy i policisë Xhelal Bajrami tha se MPB-ja ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura, duke siguruar të dyshuarin, vrasësin e dyfishtë, i cili ka dalë para organeve të drejtësisë në bazë të kallëzim penal të përpiluar nga policia. Bajrami tha se polici dyshohet për vrasje të dyfishtë edhe madje, me paramendim dhe pret një vendim të drejtë gjyqësor për vrasje me paramendim.
“Nuk ka qenë në detyrë, nuk ka qenë në uniformë policie, ka qenë civil dhe për çudi për një zënkë shumë banale ka ardhur deri tek vrasja e dyfishtë dhe shpresojmë se organet e drejtësisë do të ndërmarrin atë çka ne mendojmë se duhet ndërmarrë, gjegjësisht do të dënohet do të gjykohet për vrasje të dyfishtë me paramendim”. Xhelal Bajrami, zv/ ministër i punëve të brendshme.
Gjykata i ka caktuar vrasësit të dyfishtë Jakim Trifunovskit masën e paraburgimit 30 ditor. Ngjarja ndodhi dje në qytetin e Gostivarit, kur polici 39 vjeçar Jakim Trifunovski vrau dy të rinj shqiptarë Besnik Shehapin 26 vjeçar dhe Imran Mehmetin 30 vjeçar, për shkak të debateve për vendin e parkimit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button