LajmeMaqedonia

Në Greqi arrestohet me drogë djali i kryeparlamentarit maqedonas Trajko Veljanovski

TrajkoEdhe pse lajmi është mbajtur i fshehur nga mediat maqedonase, ato greke i kanë kushtuar një reportazh arrestimit të djalit të kryeparlamentarit maqedonas, Trajko Veljanovski. Ngjarja ka ndodhur 3 javë më parë, kur djali i të parit të parlamentit ka shkuar në Greqi për festat e Pashkëve, por nuk ka festuar. Ai është kapur nga policia greke me thikë dhe lënde narkotike dhe është arrestuar, pasi ligji grek parashikon që për të mbajtur një thikë me vete duhet merret leje nga autoritet dhe të argumentojë shkakun. Këtë fakt djali i Veljanovskit nuk e dinte.

Me pyetjen “përse është arrestuar në Greqi djali i kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski”, mediat greke kanë publikuar në orët e fundit një reportazh nga kjo ngjarje që është mbajtur thuajse e fshehtë për gati tre javë.

Sipas versionit elektronik të gazetës “Proto Thema”, djali i kryeparlamentarit të shtetit fqinj nuk i ka kaluar dhe aq ëmbël pushimet e Pashkës.

Ai është arrestuar në datën 30 prill pas një kontrolli që i kanë bërë forcat policore në Kilkis, një qytet verior në Greqi 40km nga Selaniku, të cilat kanë gjetur lëndë narkotike dhe një thikë në çantën e tij.

20-vjeçari Filip Veljanovski po shkonte drejt zonës turistike të Halkidhikisë për pushimet e Pashkës Ortodokse, por pas kontrollit është çuar në prokurori.

Atje ai ka pranuar se lëndët narkotike ishin për përdorim personal dhe se nuk e dinte se në Greqi, për të pasur me vete një thikë, duhet leje nga organet e rendit.

Prokuroria e ka thirrur atë në gjyq dhe më pas e ka lejuar të kthehet në Shkup, por organet e rendit e kanë shpallur “persona non grata” për pesë vitet e ardhshme.

Lajmi, sipas gazetës greke, është “varrosur” nga mediat maqedonase, për të cilat theksohet se kontrollohen nga kryeministri Gruevski, ndërsa edhe disa referime që ka pasur kanë qenë pa emër dhe thjesht përmendej se ishte arrestuar djali i një politikani të njohur në Greqi për lëndë narkotike.

Në artikull thuhet se nuk është hera e parë që fëmijët e kryeparlamentarit të shtetit fqinj shkaktojnë kokëçarje tek babai i tyre, duke sjellë si shembull edhe disa fotografi “rozë” që vajza e tij Ivana publikoi në internet dhe më pas zunë vend në faqet e para të disa gazetave, ndërsa u komentuan dhe në mediat sociale.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close