LajmeMaqedonia

Nuk rrezikohet stabiliteti i Maqedonisë

Zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi në takimin e parë me Paul Wohlers, ambasadorin e ri të SHBA-së në Maqedoni. Arifi dhe ambasadori Wohlers janë dakorduar se eurointegrimet janë prioritet i lartë për Qeverinë dhe janë me rëndësi të madhe për qytetarët.

Ambasadori Wohlers theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë me mbështetjen, në suaza të mundësive të tyre, për përparimin e Maqedonisë drejt proceseve integruese në BE dhe në NATO.

Është dakorduar edhe formati i Konferencës rajonale të zëvendëskryeministrave dhe minsitrave të punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përshirë edhe Kosovën dhe Serbinë, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Shkup.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për situatën e tensionuar në Kosovë, Arifi informoi se ka biseduar me zëvendëskryeministren kosovare Edita Tahiri, dhe është informuar me të gjithë masat të cilat ndërmerren në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare. “Stabiliteti i Maqedonisë nuk është në pikëpyetje. Shpresoj se të gjitha masat të cilat ndërmerren do ta ndihmojnë procesi”, tha Arifi.

zemraorg

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button