VIP

Orjela Nebija, trupin e kam dhuratë nga babai im

Palestra merr pak kohë të ditës sime, pasi jam pjesën më të gjatë të ditës në punë. Gjatë dimrit mundohem të organizohem disi për t’u marrë edhe me palestrën, por deri sot shumë pak janë ditët e shpenzuara atje, pasi trupin e kam dhuratë nga babai im dhe s’më është dashur ende të lodhem për të ruajtur linjat.

Barku, këmbët dhe vithet janë pjesë delikate, por nuk më pëlqejnë muskujt e tepërt dhe unë kam mjaftueshëm vetë, ndaj jam e kujdesshme për të mos u ekzagjeruar.

Në frigorifer…
Nuk para kam neps. Deri sot nuk e kam ndryshuar asnjëherë peshën time dhe kjo prej metabolizmit që kam, sepse përpara frigoriferit nuk jam aspak e turpshme. Ha ç’të më hahet, mundohem të respektoj vaktet edhe pse shpesh nuk ia arrij dhe besoj se do ishte shumë për të qeshur të më shohësh duke përllogaritur kaloritë e ushqimeve që konsumoj, pasi nuk e di fare se ç]ndodh me to (qesh).

Mëkatet e vogla të gojës
Mëkatet e vogla janë ato që e bëjnë jetën tonë jo monotone dhe individuale. Vdes për çokollata, kek e ç’të jetë. Më pëlqen pula e pjekur si dhe prodhimet e detit. Nuk ha sasi të mëdha asnjëherë, por s’mund të mungoj asgjë në drekën time, supë, sallatë dhe pjata e radhës, sipas ditës. Por më duhet të theksoj se, sado të ha, unë jam gjithë ditën në lëvizje dhe vdes për sporte, kështu që gjithë këto kaloritë që ju lexuat më sipër, besoj se i shpenzoj gjatë gjithë ditës.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close