LajmeMaqedoniaPolitika

Osama i LR-PDSH i dërgon letër në gjuhën shqipe Zoran Zaevit!

OSAMA MUADINI  nga LR-PDSH-ja i ka drejtuar një letër liderit të LSDM-së Zoran Zaev në lidhje me deklaratat e tij rreth gjuhës të cilën e flasin mbi 20%  e popullatës , të ndryshme nga  maqedonishtja! 

zaev

Ja letra e plotë e tij  

osamaDo ju shkruaj në gjuhën shqipe z. Zaev, duke u nisur nga deklaratat e fundit tuajat dhe të partisë suaj LSDM, lidhur me zyrtarizimin e gjuhës shqipe si gjuhë e barabartë në nivel shtetërorë. Do ju shkruaj edhe si Kryetarë i Komunës së Strumicës, sepse do të doja përgjigje zyrtare pikërisht nga komuna juaj të shohim se si do e zbatoni barabarësinë e gjuhës shqipe fillimisht nga atje ku Ju drejtoni. Mundësisht përgjigja të jetë në gjuhën shqipe, me numër arkivi, me vulë dhe nënshkrimin tuaj.

Fillimisht kërkojë nga Ju të jepni sqarime se si do e quani gjuhën shqipe në nivel shtetërorë, apo do vazhdoni ta quani atë “gjuhë të cilën e flasin mbi 20% e popullatës, e ndryshme nga maqedonishtja”, ashtu siç është tani me Kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë. Do të kërkoni ndryshimin e kushtetutës dhe ligjeve të cilat fillimisht i sollët Ju dhe LSDM gjatë qeverisjes 2002-2006, së bashku me BDI?

Si do të më ktheni përgjigje dhe a keni përkthyes shqiptarë në komunën që Ju drejtoni, tua përkthej fillimisht këtë letër dhe të më përgjigjet mua dhe shqiptarëve rreth kërkesave të mia?

Po mundoheni të tërhiqni shqiptarët të jenë votuesit tuaj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke ju ofruar atyre poste partiake dhe duke lëshuar deklarata pro shqiptarëve, por e dini si më dukeni? Ngjasoni pikërisht me BDI-në.

Keni harruar se BDI tash e 15 vite premton zyrtarizimin e gjuhës shqipe? Gjë që duhej të bëhej nga viti 2002-2006 atëherë kur ju bashkërisht ishit në qeveri?

Si mendoni ti bëni shqiptarët votues tuaj, kur kopjoni BDI-në me premtime? Apo mos ndoshta luftën politike e keni të fitoni BDI-në e Ali Ahmetit dhe jo VMRO-në e Nikolla Gruevskit?

Nëse vërtetë dëshironi që shqiptarët tu votojnë Ju dhe partinë tuaj në stilin e BDI-së, atëher a do të realizoni të paktën premtimet e tyre 15 vjeçare?

I nderuari z. Zaev, kërkoj nga ju që mos të merreni me BDI-në sepse ata kanë shumë halle dhe janë në luftë me vetveten dhe nuk ju takon Ju ta mundni atë, por janë shqiptarët që do e largojnë BDI-në dhe Ali Ahmetin nga skena politike, sepse ata kanë opsionin e tyre politik për ta realizuar atë. Ju shihni terrenin tuaj tek popullata maqedonase dhe nëse mendoni ti “shpëtoni” shqiptarët, fitojeni VMRO-NË dhe Nikolla Gruevskin.

z. Zaev, për ti bërë shqiptarët për të votuar për Ju dhe partinë tuaj (LSDM) do të duhet të plotësoni kushtet që ata kërkojnë. Shqiptarët nga mëvetësimi i këtij shteti kishin kërkesa të cilat as Ju si LSDM dhe as VMRO, asnjëherë deri më tani nuk ishin të gatshëm tua realizojnë. Tani ka ikur koha e KËRKESAVE, tani është koha e KUSHTEVE. Jeni të gatshëm ti pranoni ato ?…

Duke e ditur (edhe Ju) gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Maqedoni, kuptohet që kushtet e tyre janë të shumta, por do ti radhisë më esencialet:

  1. A do të pranoni ndryshime të menjëhershme të Kushtetutës, ku shqiptarët do të ishin të barabartë me maqedonasit, si dy popuj shtet formues?

  2. A do të ndryshonit Preambulën e Kushtetutës dhe në vend të “gjuhë zyrtare mund të jetë edhe gjuha të cilën e flasin mbi 20% e popullatës, e ndryshme nga maqedonishtja”, të jetë “gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë janë Gjuha Maqedonase dhe Gjuha Shqipe, në gjithë nivelet shtetërore dhe në tërë territorin e saj” ?

  3. A do të pranoni Vendimmarrje Koncensuale dhe të barabartë me shqiptarët në gjitha nivelet shtetërore?

  4. A do të pranoni Parlament Dydhomësh, ku vendimet dhe ligjet do të sillen me konsensus mes shqiptarëve dhe maqedonasve?

  5. A do të pranoni ndarjen e Buxhetit në mënyrë proporcionale, ku mbi 30% e taksapaguesve janë shqiptarë (dhe së bashku me remitencat nga mërgata shqiptare mbushin 50% e arkës së shtetit) dhe këto mjete tu kthehen në investime kapitale në vendbanimet ku ata jetojnë?

  6. Do të pranoni ndarje të re territoriale dhe decentralizim të mirëfilltë të pushtetit, ku pushteti dhe taksat tu kthehen qytetarëve dhe jo e kundërta siç është deri më tani?

  7. Do të pranoni ndryshim rrënjësorë të Sistemit të Sigurisë, ku MPB, Ministria e Mbrojtjes, Drejtoria për zbulim dhe kundërzbulim, Agjencioni për Zbulim dhe shërbimet tjera të sigurisë të drejtohen nga shqiptarë dhe vendimet të mirren me konsensus të plotë shqiptaro-maqedon?

  8. Do të pranoni gjithashtu ndryshime rrënjësorë në Pushtetin e Gjygjsisë ?

Në fund, do të doja të përkujtojë shqiptarët se Ju ishit ata që nuk bëtë publike incizimet për “MONSTRËN”, pastaj në bisedimet e Përzhinos fillimisht Ju ishit ata që paralajmëruat se janë mbi 400.000 votues fiktive dhe në fund dolët dhe u pajtuat që paskan qenë vetëm 40.000, ku prej tyre 30.000 shqiptarë. Këtë, shqiptarët e kanë dhuratë nga Ju si nënshkrues i asaj marrëveshje.

Ah,… sikur mos ti kishit fshirë do të kishit 30.000 vota plus….

1

2

3

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close