Pamje ekskluzive, “terroristi” që gjakosi Selën i lidhur me pranga (Foto)

Ky është Jure Gjeorgjievski, sulmuesi i deputetit Ziadin Sela, ndaj të cilit Gjykata Themelore e Shkupit bashkë me babain e tij i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Kjo pamje eshte gjate arrestimit ne shtepine e tij.

Nga provat e deritanishme të mbledhura, Zyra e Prokurorit Publik ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se këta dy njerëz së bashku me të tjerët, të cilët në këtë pikë janë të paidentifikuar, kanë kryer veprën penale “Tentim Vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 dhe në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.

“Prokurori publik kompetent ka sjellë Urdhër për të kryer një hetim kundër dy personave për veprën penale të supozuar. Në të njëjtën kohë, pas vlerësimit të Prokurorisë Publike, kundër dy të dyshuarve është e domosdoshme të caktohet masa për sigurin e tyre, për shkak se prokurori deri tek gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar Propozimin për përcaktimin e masës së paraburgimit, për shkak se egzistojnë të gjitha bazat ligjore për ta bërë këtë.

Gjithashtu, për sqarimin e plotë të këtij krimi janë nga ana e prokurorisë publike është dhënë urdhëri për veprim të menjëhershëm të Ministrisë së Brendshme për të siguruar dokumente dhe informata relevante “, thonë nga Prokuroria Publike.

Skandaloze Policia liron “kryehuliganin” që rrahu me grushta në Kuvend !!?

Pamje tjera Ziadin Sela duke dalur nga Spitali i Tetovës e duke u nisur për në Strugë

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Tags: , , , , , ,

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*