LajmeMaqedoniaPolitika

Po ringjallet PPD-ja

PPDIsh – Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) duket se sërish do të ringjallet duke e pasuruar edhe më tutje skenën politike në Maqedoni.

Këshilli nismëtar për riregjistrimin e PPD-së ka mbajtur mbledhje konsultative dhe të punës ku është rikonfirmuar iniciativa për riregjistrimin e PPD-së nga një pjesë e nismëtarëve të mëparshëm të kësaj partie politike në ditën kur është festuar jublieu i 22-të i Grupit parlamentar të PPD-së.

Mbledhja konstruktive ishte paraprak të mbahet në muajin prill me qëllim të kremtohet 23 vjetori i themelimit të kësaj partie politike, më të vjetrën në Maqedoni.

Në fillim të muajit mars 2013, kanë filluar regjistrimet te noteri nga qytetarë të ndryshëm nga Tetova, Gostivari, Dibra, Ohri dhe Shkupi.

Sa i përket personave të arrestuar me akuzën se po blinin me para nënshkrime, nga grupi nismëtar i PPD-së deklarohen se është shteti ligjor ai që do të vendosë se çfarë do të ndërmarrë për këtë rast.

Në listën e të nënshkruarve janë gjithsej 18 persona, intelektualë të cilët kanë dhënë nënshkrimin e tyre në takimin konsultativ që është mbajtur më 24 shkurt 2013.  Në mesin e tyre duket emri i Muhamed Halilit, Mersim Pollozhanit, Sejfedin Haruni, Qemal Xhafa, Esat Asllani, Nijazi Muhamedi etj.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button