LajmeMaqedoniaPolitika

Pas 14 vitesh, nesër takohen Thaçi dhe Osmani

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), në krye me Menduh Thaçin dhe Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), në krye me Rufi Osmanin nesër në Tetovë pritet të zhvillojnë takimin e parë për bashkëveprimin e tyre politik opozitar.

Thaçi dhe Osmani, pritet të arrijnë marrëveshjen për bashkëpunimin si dy forca parlamentare shqiptare në opozitë.

Bashkëpunimi midis tyre vjen në prag të zgjedhjeve lokale të parakohshme në Saraj të Shkupit, ku PDSH garon me kandidatin e saj në garën me BDI-në.

Nisma për bashkëpunimin opozitar është bërë nga kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili disa javë më parë deklaroi se do t’i dërgojë letër forcave politike opozitare, me theks të veçantë RDK-së si parti parlamentare për unifikimin e opozitës shqiptare.

Kreu i RDK-së, Rufi Osmani edhe më parë ka shprehur nismat për unifikimin e opozitës shqiptare dhe se ai ka pranuar ftesën e Thaçit, duke theksuar se pret një marrëveshje parimore, e cila do të ndërthur platformat e dyja partive politike.

Takimi midis Menduh Thaçit dhe Rufi Osmanit do të jetë i pari pas 14 viteve, kur të dy ishin nënkryetarë të PDSH-së dhe thelluan konfliktet midis tyre gjatë ngjarjeve të Gostivarit të vitit 1997, kur Osmani u burgos për çështjen e përdorimit të flamurit kombëtar si kryetar i komunës së Gostivarit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button