BotaKronika e ZezeLajme

Pelivan Zekaj, 23 vjeçari nga Shkodra qëllohet për vdekje në Londër

Mbrëmë rreth orës 23:15, sipas orës britanike, në Londër, është qëlluar me thikë për vdekje një shqiptar.

23-vjeçari nga Shkodra, Pelivan Zekaj, i cili jetonte në Britaninë e Madhe, është goditur me armë të ftohtë pas një sherri.

Vrasja ka ndodhur në veri të Londrës në një qendër tregëtare. Policia akoma nuk ka kapur autorin dhe është duke pyetur dëshmitarë të shumtë për mbledhjen e të dhënave mbi autorin e krimit dhe shkaqet e ngjarjes.

Policia thotë një përplasje mes dy grupeve të rinjsh në një restorant ka sjellë dhe vrasjen e shqiptarit.

Një prej shitëseve Barbara Klarke, shprehet e pasigurt kur vjen në këtë zonë: “Kam mbetur e tronditur të them të drejtën. Është e dhimbshme që një gjë e tillë të ndodhë. Ndodhin shumë krime në këtë zonë dhe kur vij këtu nuk jam e sigurt”.

Policia ka mbyllyr gjysmën e qendrës tregëtare për shkak të hetimeve ndërsa njerëz të njohur të 23 vjeçarit jashtë qendrës tregëtare i kanë bërë nderimet e fundit.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close