Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Përgjaken rrugët e Shqipërisë, katër të vdekur e 18 të lënduar

Në gjashtë aksidente, në Tiranë, Fier, Pogradec, Elbasan, Mat e Kukës, katër persona kanë vdekur ndërsa kanë mbetur të plagosur 18 të tjerë.

Dyshohet se shkak i këtyre aksidenteve mund të ketë qenë shpejtësia e automjeteve si dhe lagështia në rrugë, si pasojë e motit me shi që prej disa orësh ka përfshirë gjithë vendin.

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e 3 personave ka ndodhur sot rreth orës 18:50 në Kukës, teksa një makinë ka rënë në greminë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Kolsh, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje sqaron se në aksident janë përfshirë 5 persona të familjes Cengu, 3 prej të cilëve kanë vdekur, ndërsa dy të tjerët janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

Policia sqaron se makina ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës në rrugë, ndërsa ktheheshin nga një dasmë.

Aksident me vdekje në aksin rrugor Klos-Bulqizë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fshat të Matit, kur një mjet tip Benz me targa të Shkodrës ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Ramiz Cakoni si dhe janë plagosur dy persona të tjerë. Ky është aksidenti i pestë për ditën e sotme, që edhe numrin e të plagosurve në 15, transmeton BW.

Nga përplasja e dy makinave në zonën e Institutit në kryeqytet, kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërsa në një tjetër aksident në dalje të autostradës Levan-Vlorë u plagosën 6 persona, nga përplasja e një mjeti tip Audi me një Alfa Romeo. Të plagosur sipas policisë mësohet se kanë mbetur shtetasit Gentian, Fadil e Natasha Mucmataj si dhe Pjetër Naraçi, Florjana Reçi dhe Robert Muhaj.

Aksidenti i parë i rëndë gjatë fundjavës u regjistrua në vendin e quajtur Fikas, rreth orës 09:30 minuta në segmentin e Qafën e Kërrabës kur një furgon me pasagjerë është përplasur me një autoveturë. Policia bëri të ditur se të plagosur gjatë këtij aksidenti mbetën 3 persona, të cilët u dërguan menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Policia konfirmoi se mjetet e përfshira në aksident ishin një furgon taksi me targa SH 215 A me drejtuar nga Andrea Pelivani me pasagjer Maksim Nasin 70-vjeç nga Tirana i cili u përplas me një veturë me targa TR 46 68 L me drejtues Mahmut Mallahalli 70 vjeç dhe bashkëshorten e tij B.Mallahalli. Këtë dy të fundit dhe Maksin Nasi kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen në spital.

Ndërkaq dy orë më pas në aksin e rrugës kombëtare Qafë Thanë-Pogradec një veturë me targa AA 388 DL ka dalë jashtë rruge si pasojë e shpejtësisë dhe e favorizuar nga moti i keq. Për pasojë vetura është përplasur me bordurën anësore dhe si rezultat tre shtetas mbetën të plagosur dhe më pas u transportuan për në spitalin e Pogradecit.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close