InteresanteKosovaLajme

Përjashtohen dy inspektorë policorë që bënin seks në orar të punës

policiaJanë larguar nga puna dy hetues nga Departamenti i Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Vendimin për këtë e ka marr të premten Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Fitim Shishani, bazuar në të gjeturat e Komisionit Disiplinor.

“Menaxhmenti i IPK-së konstaton se janë bërë investime të mëdha në aspektin e burimeve njerëzore, por edhe se do të përkujdesen çdo herë që secili punonjës i Inspektoratit Policor të Kosovës të karakterizohet nga integriteti i lartë moral e profesional. Kjo vjen në shprehje sidomos kur dihet se IPK-ja si agjenci ekzekutive ka për mision mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës si një ndër shtyllat më të rëndësishme të shtetit”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Aty përmendet integriteti moral, por të suspenduarit kohë më parë ishin fotografuar gjatë orarit të punës teksa po kalonin qaste në një motel përgjatë rrugës Prishtinë-Ferizaj, ndërsa tjetri po e ruante në rast se eprori i kërkonte, transmeton KP.

Hetimi për shkeljet disiplinore ka filluar muajin e kaluar kur Shishani me vendim ka suspenduar me pagesë dy hetues (me inicialet Q.V dhe B.H) të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) pasi që veprimet e tyre kanë rënë ndesh me udhëzimet administrative që rregullojnë disiplinën në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button