KosovaLajmeMaqedonia

Përkrahje edhe nga BFI për Ramush Haradinaj

Në Bashkësinë Fetare Islame, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi priti përfaqësuesin e Këshillit të Organizatave Shqiptare, Valon Belën, njëherit kryetarë i OJQ “Realiteti” lidhur me iniciativën e marrur për organizimin e një proteste të qetë për lirimin e Kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj.

Kreu i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi para mediave të shkruara dhe elektronike deklaroi se parimisht BFI mbështet këtë iniciativë që ka bazë të shëndosh lidhur me organizimin e protestës.

“ Bashkësia Fetare Islame këtë iniciativë konsideron një vepër të madhe humane, njerëzore, kulturore dhe civilizuese në shenjë solidarizimi për figurën e shquar të popullit shqiptarë dhe të Kosovës. Ish komandanti i UÇK-së dhe ish Kryeministër i Kosovës, Haradinaj para disa viteve ishte i liruar nga gjyqi i Hagës ngase ishte i pafajshëm, andaj Ne edhe kësaj here besojm dhe kemi bindje se gjuqi i Hagës do të vërteton pafajsinë e tij. Haradinaj ishte personalitet që kontribuoj në pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit më të ri dhe demokratik të Kosovës, një figurë që ndihmoi në ndërtimin e një shteti multietnik dhe multikonfesional, a njëherit ishte shembull për rajonin në ecjen dhe zhvillimin e shteteve të Ballkanit drejt proceseve integruese”, tha mes tjerash Sulejman ef. Rexhepi.

Ai bëri apel publik tek të gjithë qytetarët pa dallim përkatësisë religjioze dhe etnike duke konsideruar se ky solidarizim është vepër madhështore.

Në anën tjetër përfaqësuesi i KOSH (40 Organizatave) dhe kryetarë i OJQ “Realiteti” bëri apel që të përkrahet kjo iniciativë nga qytetarët, duke theksuar se do të jetë një protest e qetë që do të mbahet në sheshin e Tetovës më 07.10.2010 gjegjësisht ditën e ejte në përkrahje të pafajësisë të z. Haradinaj.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close