Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Plaçkitet këmbimorja në Prilep

Dy persona të maskuar kanë grabitur me armë një këmbimore në Prilep, njoftoi MPB.

Siç bëhet e ditur, grabitja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 17.50, kur dy personat e maskuar dhe me armë zjarri kanë hyrë në këmbimore dhe argjendari, ndërsa nën kërcënimin e armëve kanë marrë 66 mijë denarë, 4.100 euro dhe stoli ari me vlerë prej 9 mijë eurosh.

MPB informoi se grabitësit kanë ikur në drejtim të panjohur dhe se është vënë në ndjekje të tyre.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button