BotaLajme

I bënë gabim testin, një vit jeton me tmerrin se kishte AIDS

Mosbesim. Ankth. Terror. Ishin këto përjetimet që vuajti për një vit të tërë një 40-vjeçar me emrin Max Brice, nga Italia, të cilit i thanë se kishte virusin HIV-AIDS pas testimit të kryer.

Testim në fakt, i cili pas një viti rezultoi t’i ishte bërë gabim. Por që i mori ama të gjithë miqtë që i larguan, familjen që iu shkatërrua dhe mendjen, që për pak sa nuk i iku.

Gjatë një viti të tërë që kujtonte se ishte me AIDS, ky person që shihni në foto, luftoi me të gjithë dhe me çdo gjë. Deri sa një mik e tërhoqi zvarrë në një laborator për ta bërë sërish testin se po shkatërrohej psikologjikisht.

Dhe ai u rikthye në jetë normale. Ai nuk ishte i sëmurë, e kishin gabim. “Unë nuk mund ta besoj ende, – ka pohuar ai i lumtur për mediat, – e kam ribërë tre herë deri tani testin”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button