LajmeMaqedoniaPolitika

Politika në Maqedoni kontrollon gjyqin

Maqedonia bën ndërhyrje në sistemin e gjyqësorit.

Këto të dhëna kanë dalë nga raporti i Transparency International që mban titullin “Kërkesat anti-korrupsion të BE-së: Matja e përparimit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Turqi”. Nga ky raport del se këto katër vende duhet të angazhohen më shumë për të garantuar zbatimin efektiv të ligjeve anti-korrupsion.
Raporti i TI vlerëson se në Maqedoni ka probleme të theksuara në ndërhyrjen politike ndaj shkarkimit të gjykatësve, emërimit dhe shkarkimit të shërbyesve civilë, qasjes në informata dhe zbatimit të procedurave të prokurimit publik.
Është e pamundur, sipas raportit që publiku të marrë informacione mbi sesionet në gjykata, meqë koha nuk bëhet e ditur.
Në raport, u bëhet thirrje qeverive të katër vendeve për të ndërtuar kapacitetin e domosdoshëm dhe për të përmirësuar qeverisjen në institucionet kyçe.
“Është e domosdoshme një gatishmëri më e vendosur politike për të trajtuar problemin e korrupsionit në këto vende”.
“Duke siguruar zbatimin e reformave të pakthyeshme antikorrupsion, mundësohet edhe një proces qenësor i anëtarësimit dhe një qasje e njëjtë ndaj korrupsionit në gjithë Evropën”, ka thënë Jana Mitermajer, udhëheqëse e zyrës ndërlidhëse e Transparency International në Bashkimin Evropian.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close