LajmeShqiperia

Pranga në Toronto shqiptarit të kërkuar për drogë në Ohajo

Një shqiptar i shumëkërkuar për drogë në Ohajo, është vënë në pranga në Toronto. Lajmi bëhet i ditur nga agjencitë vendase, ndërsa thuhet se shqiptari i arrestuar në Toronte rezulton të jetë i dënuar me 8 vite burg për trafik të lëndëve narkotike, dënim që shqiptari ka mundur t’i shpëtojë duke u larguar në Kanada me gjenealite të tjera.

Pas rënies në pranga me 25 shkurt, shqiptari nuk ka mundur t’i fshihet identitetit të vërtetë të tij. Kështu, të dhënat që përcjellin arrestimin e të kërkuarit të Gjykatës së Ohajos, bëjnë me dije se shqiptari i hetuar, gjykuar dhe dënuar për trafik marijuane quhet Fajton Kazazi dhe është i lindur në Shqipëri. Urdhri ndërkombëtar për arrestimin e Kazazit mësohet se është lëshuar që në vitin 2003, kohë në të cilën Gjykata e Apelit riktheu çështjen e tij për gjykim dhe e shpalli fajtor.

Por ndërkohë që ndaj tij do të merrej edhe masa e dënimit prej 8 vitesh, Kazazi do të zhdukej përgjithnjë prej Wood County, për t’u vendosur në Toronto. Kazazi tashmë do të qëndrojë në paraburgim në Toronto derisa të përgatitet edhe ekstradimi i tij për të vuajtur dënimin pikërisht në Ohajo. Kazazi u zbulua se jetonte në Toronto vetëm në vitin 2009, vit në të cilin nisën edhe kërkimet për të.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button