LajmeMaqedoniaPolitika

Shoqëria civile shqiptare përndiqet si në mesjetë

24 personat e akuzuar nga policia për rastin e Kalasë së Shkupit, shumica anëtarë të Lëvizjes Qytetare “Zgjohu” akuzohen për pjesëmarrje në turmë dhe pengim të policisë në kryerjen e detyrës.

Për “Zgjohu”-n kjo lloj padi nuk është gjë tjetër përveç përndjekje klasike e shoqërisë civile. Ndërsa për historianët ky akt ka për synim që shqiptarët të harrojnë kujtesën historike iliro-arbërore – shqiptare të këtij qyteti të shenjtë. “Ne e thirrëm vetë policinë, ndërsa ata akuzojnë anëtarët e ‘Zgjohu’-t për pengim të policisë në kryerjen e detyrës. Të gjithë policët e lënduar janë shqiptarë dhe ata u qëlluan nga grupi që kishte dalë në kala për sherr, pasi ishte pajisur me mjete të ndryshme”, thonë nga “Zgjohu”. Kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, Skënder Hasani, emir i të cilit gjendet në listën e të akuzuarve thotë se qëllimi është që të shtypet lëvizja që ka ndodhur pas 100 viteve në Shkup. “Kjo lëvizje e nisur më 2006 kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes së shqiptarëve të Shkupit që më pas të reflektonte në të gjithë Maqedoninë. Ishte një zgjim kulturor dhe i gjithëmbarshëm për trashëgiminë kulturore”, thotë Hasani duke shtuar se aktpaditë bëhen për të shuar lëvizjen për zgjim kulturor dhe kombëtarë të qytetarëve. Ai është i bindur se qëllimin nuk do t’ia arrijnë, pasi edhe bota e qytetëruar i ka këto koncepte, ndërsa ne, siç thotë ai jetojmë në një shoqëri që na kthen në mesjetën e hershme, ku ka dominuar koncepti kishtar, ku të gjithë që nuk kanë pas mendim të njëjtë me udhëheqësit e shtetit janë shpallur si heretikë dhe janë eliminuar.

Më 13 shkurt në Kalanë e Shkupit u përleshën shqiptarët dhe maqedonasit. Incidentit të 13 shkurtit në Kalanë e Shkupit i parapriu ndërtimi dhe prishja natën e Kishës në Kalanë e Shkupit. Policia deri më tani nuk është marrë me këtë çështje.

 

Padi ndaj 65-vjeçarit

Mes të akuzuarve është edhe 65 vjeçari Mexhit Ametovski, i cili i është bashkangjitur gjatë rrugës organizatorëve të pres konferencës, Besart Beqa, i cili nuk ka qenë fare aty dhe plot emra të tjerë. Deri më tani në pyetje janë marrë tre të akuzuarit e parë, Artan Grubi, kryetar i “Zgjohu”-t, si dhe Veton Grubi dhe Omer Bunjaku, anëtarë të së njëjtës lëvizjeje.

Gjykata s’kishte besim tek gjykatësi Osman Shabani

Gjykatës hetues për çështjen e kalasë ishte Osman Shabani, ndërsa me vendim të drejtpërdrejtë të kryetares së Gjykatës, si gjykatës hetues për të marrë në pyetje shqiptarët është caktuar Marijan Kolishevski, ndërsa Shabanit ia kanë lënë të marrë në pyetje maqedonasit e akuzuar. Ndërrimi brenga natës i gjykatësit hetues tregon mosbesimi ndaj gjykatësit hetues shqiptar dhe se në gjykatë ka ndasi etnike.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close